LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka pëllumba mbi Pekin më 1 tetor

Nuk ka pëllumba mbi Pekin më 1 tetor

Më 1 tetor pëllumbat në kryeqytetin kinez nuk guxojnë të janë jashtë kafazeve të tyre në mënyrë që të mos pengojnë shënimin e 60-vjetorit të regjimit komunist, shkruajnë mediat botërore.

Mbi 30.000 shtëpi në Pekin të cilat kultivojnë mbi një milion pëllumba kanë pranuar njoftimin nga shërbimet e shtetit se shpezëve të tyre u ndalohet fluturimi deri më 2 tetor. Në të kundërtën, ata janë kërcënuar me gjoba me para ose me dorëzimin e shpezëve të tyre tek shërbimet veterinare.

Revista e parë ushtarake në dhjetë vitet e fundit, në të cilën do të marrin pjesë më së paku 100.000 njerëz dhe fishekzjarrë të shumtë, do të shënojnë 60-vjetorin e Republikës Popullore të Kinës.