LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka më torta të ditëlindjes nëpër shkolla

Nuk ka më torta të ditëlindjes nëpër shkolla

Fëmijëve në Zelandën e Re u është ndaluar të sjellin torta në shkollë, për t’i ndarë ato me bashkëmoshatarët e tyre për ditëlindje, për shkak të një rregullore qeveritare për ushqim të shëndoshë.

Nxënësve në shkollën fillore të Oteha Valley në veri të Aucklandit u është thënë se u lejohet të festojnë ditëlindjet e tyre, por torta duhet të mbetet në shtëpi, ka raportuar gazeta e Zelandës së Re – Herald.

Ministria e arsimit vazhdimisht ka luftuar kundër peshës, duke paraqitur rregullore kundër ushqim të pashëndetshëm në shkollat e Zelandës së Re.

Oteha Valley ka një numër të madh të nxënësve të lindur në muajt shtator e tetor, dhe ndodhë që brenda javës deri në katër torte të vijnë në disa klasa, ka thënë drejtoresha e shkollës Megan Bowden për gazetën Herald.


Ka ardhur deri tek pika kur prindërit kanë menduar se ata janë të detyruar të blejnë gjithsesi një tortë për ditëlindjen e fëmijës së tyre.

Shkolla ka këshilluar prindërit me anë të një buletini informativ të mos dërgojnë torta më në shkollë prej gjysmë-vjetorit tjetër.

Një zëdhënëse e Ministrisë së arsimit ka thënë për gazetën Herald se rregulloret e Qeverisë kanë pasur të bëjnë vetëm me ushqimet të cilat shiten brenda ndërtesave, dhe shkollat nuk kanë pasur nevojë të monitorojnë ushqimet e sjella nga jashtë.