Ka shumë pikëpyetje lidhur me aktin ekstrem të Edi Palokës për të goditur me bojë stilografi në fytyrë kryeministrin e vendit.
Përtej gëzimit të atyre që ushqejnë një urrejtje “ad personam” kundrejt Edi Ramës, të tjerë, kundërshtarë bazikë të tij, mund të shtrojnë dilemat:
A ishte e nevojshme boja, pas spektaklit me vezë të Endri Hasës dhe goditjes me çizme të Monikës?
A fiton pikë një opozitë politike duke u marrë personalisht me Ramën, gjë që në çdo strategji komunikimi pranohet si një mënyrë për t’u shmangur nga thelbi i politikave të kryeministrit?
A kanë nevojë PD-LSI të ndërmarrin akte të tilla që zakonisht janë mjete të grupimeve të vogla ekstremiste, që i përdorin për të reklamuar idetë e tyre të margjinalizuara?
A shton diçka më shumë njollosja fizike e një politikani, kur opozita e ka kapur atë me presh në duar si hajdut, e ka faktuar si vjedhës së zgjedhjeve, e ka vizatuar si bashkëfajtor të oligarkëve?
Ngritja e këtyre çështjeve të shpie në përgjigje dëshpëruese. Ato të bëjnë të mendosh së PD-ja po privilegjon betejën teatrale përpara asaj reale, se goditja me vezë ishte reagim ndaj pafuqisë për të djegur mandatet, se hedhja e çizmes ishte si justifikim ndaj pamundësisë për të bojkotuar zgjedhjet, se shiringa me bojë ishte pavendosmëri për ta lënë Ramën fillikat, mes sistemit të kapur prej tij.
Gjithkush që vret pak mendjen e kupton se një forcë që ka në dorë akte politike (si braktisja përfundimtare e Kuvendit, apo refuzimi për të hyrë në betejën lokale të qershorit) nuk ka pse ndërmerr nisma kozmetike.
Gjithkush që e njeh politikën, e di se me mjekrën e llangosur me bojë, apo me kostumin e përlyer me vezë Edi Rama mund të luajë më mirë rolin e mëshirueshëm të viktimës, sesa po ta lësh atë të duket si autokratin e një vendi, ku partia e vetme e tepsisë ka asgjësuar pluralizmin politik.
Në këtë kuptim, kjo lloj strategjie jo vetëm që nuk jep asnjë rezultat, por ajo varros radikalizmin serioz duke e zëvendësuar atë me protagonizëm fotografik.
Po atëherë, shtrohet pyetja, a ishte i gabuar akti i Palokës? A e dëmton ai kauzën e opozitës?
Boja e hedhur sot në Kuvend, mund të justifikohet vetëm në një drejtim.
As si akt për të njollosur Ramën, sepse tashmë këtë mision opozita e ka përmbushur, as si mjet për të treguar se ai është i paprekshëm, sepse edhe këtë e ka provuar, por thjeshtë si një gjest, simbolik, për të garantuar ata që do të zbarkojnë në Tiranë në 16 shkurt.
Prej kohësh, tashmë, popullin e opozitës po e bren dyshimi se e gjitha është një lojë, se rolet janë të ndara, se mes kryeministrit dhe kundërshtarëve të tij ka një shkelje të heshtur syri në distancë dhe janë ata që duhen garantuar.
Në këtë kuptim, veprimi i Palokës, mund të përkthehet si shenja, se me këtë kryeministër koha e bashkëjetesës politike ka përfunduar. Se tani ka nisur periudha e konfrontimit fizik.
Vetëm si i tillë, në funksion të betejës së ardhshme, ai do të kishte një sens. Por ama me një kusht: pa parlament, pa zgjedhje dhe pa një 18 maj të dytë me Ramën. Sepse në të kundërt edhe boja edhe vezët edhe çizmet e flakura në ajër do t’i ngjanin pështymës së hedhur lart, që dihet se ku përfundon.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker