LAJMI I FUNDIT:

Njeriu të cilin e ka hedhur më së largu automjeti

Njeriu të cilin e ka hedhur më së largu automjeti

Matthew McKnight është bërë rekorder i ri botëror dhe është futur në librin e rekordeve, Guinness, pasi që ka mbijetuar goditjen e automjetit me shpejtësi prej 100 km/h, i cili e ka hedhur atë, hiç më pak se 35 metra larg.

McKnight pas “vendosjes” së këtij rekordi, ka kaluar mbi dy javë në spital dhe 80 ditë në rehabilitim, për shkak të shumë thyerjeve që kishte pësuar.

Në fakt, Matthew, i cili përndryshe punon si infermier në ndihmën e parë dhe zjarrfikës vullnetar, në autostradën afër Pittsburghut kishte parë një aksident trafiku dhe kishte vendosur të ndalej e t’u ndihmonte të aksidentuarve.

Mirëpo, automjeti që ishte duke lëvizur rreth 100 kilometra në orë, nuk e kishte parë McKnightin dhe e kishte goditur atë, duke e hedhur mbi 35 metra larg – dhe i ka mundësuar kështu këtij “shpëtimtari” guximtar, të shkruaj emrin e tij në analet e librit Guinness.