LAJMI I FUNDIT:

Njeriu nxjerr qumësht nga sytë

Njeriu nxjerr qumësht nga sytë

Një burrë kinez ka çuditur spektatorët duke demonstruar aftësinë e tij për të nxjerrë qumësht nga sytë.

Zhang Yinming ka pirë qumësht nëpërmes hundës dhe më pas e ka nxjerrë atë duke e hedhur deri në dy metra larg me sytë e tij.

Zhang, nga provinca kineze Shandong, ka shfaqur aftësitë e tij të pazakonta në qytetin Nanjing, kryeqytet i provincës Jiangsu.

Ai gjithashtu ka përdorë veshët e tij për të shpërthyer dy balona në të njëjtën kohë, raporton People’s Daily.


Spektatorët e habitur kanë thënë se kurrë nuk do të besonin një gjë të tillë po të mos e kishin parë me sytë e tyre.