Një nga premtimet elektorale të Donald Trump gjatë fushatës përballë Hillary Clinton ishte detyrimi i të gjitha vendeve anëtare të NATO-s që të shpenzojnë 2 për qind të GDP-së së tyre për ushtrinë.
E nisur nga kjo, Franca dhe Gjermania, që të dyja vende që nuk e kapin këtë kuotë, u vunë në lëvizje. Një vit më parë, Berlini dhe Parisi ranë dakord në parim për të punuar së bashku në një sërë projektesh armatimi.
Projektet janë të larmishme, që nga ideja, ndërtimi dhe zhvillimi i një tanku të përbashkët, që për nga teknologjia dhe kapaciteti luftarak do të ishte i pashoq, e deri tek një avioni luftarak po të përbashkët.
Një vit më vonë, përcjell tch, ato që u ranë dakord parimisht u nënshkruan në një dokument nga dy ministret e mbrojtjes.
“Duam një Europë të lirë, demokratike dhe të qetë! Duam një Europë të fortë, që të jetë në gjendje të mbrojë vlerat dhe qytetarët e saj, ndaj është e rëndësishme që të ndërmarrim hapa parandalues në një botë që po bëhet gjithnjë e më shumë e pasigurt”, deklaroi ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen.
Ministrja franceze e quajti nënshkrimin e dokumentit në fjalë një përvijim i diskutimeve dhe planeve të përbashkëta në këtë drejtim, që ekzistojnë prej vitesh.
“Kemi diskutuar shumë për një strategji të pavarur të Europës në këtë drejtim. Me këtë marrëveshje, ne jetësojmë këtë strategji”, deklaroi ministrja Florence Parly.
Detyrat janë ndarë. Franca do të ketë rol udhëheqës në ndërtimin e avionit të ri, që do të zëvendësojë “Eurofighter”, ndërsa Gjermania do të udhëheqë në ndërtimin e armatimeve tokësore, që nga tanket, autoblindat dhe deri tek sistemet mbrojtëse raketore.
Lëvizja, që u zyrtarizua gjatë një ekspozite të avioacionit në Gjermani, interpretohet edhe si një sfidë për t’u shkëputur nga varësia amerikane në çështjet e sigurisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Çfarë do të thotë për Ukrainën pezullimi i ndihmës ushtarake nga SHBA-ja?

Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Si ndikon në industrinë e mbrojtjes amerikane, pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën?

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi