Nga: Byung Chul Han
Në përrallën e “Simbad detarit”, Simbadi zbulon një ishull të vogël që ngjan si kopshti i Edenit. Kur ai dhe ekuipazhi i tij festojnë dhe ndezin një zjarr brenda ishullit, papritur ishulli përmbyset. Pemët nisin të përkulen, e vetëm atëherë ata kuptojnë që ishulli ishte shpina e një peshku gjigand në të cilin ishin rritur pemë. Nxehtësia e zjarrit e kishte acaruar peshkun.
Kjo përrallë na mëson se ndonjëherë njeriu është i verbër. Ai nuk është në gjendje të shohë ku ndodhet dhe në mënyrë të pavetëdijshme punon për rrëzimin e tij.
Mania e njerëzimit për të shkatërruar e shtyn autorin gjerman Arthur Schnitzler ta krahasojë njerëzimin me një sëmundje. Ne sillemi si baktere ose viruse mbi planetin, duke u shumuar shpejt dhe shkatërruar përfundimisht habitatin tonë. Rritja (zhvillimi) dhe shkatërrimi kapen për dore. Schnitzler-i beson se njerëzimi njeh vetëm rende primitive. Njëlloj si bakteret, ai është i verbër ndaj rendeve të larta.
Në këtë kuptim, historia e njerëzimit është një luftë kundra hyjnores, e cila shkatërrohet nga vetë njeriu.
Pandemia është rezultat i mizorisë njerëzore. Ne ndërhyjmë pa mëshirë në ekosistemet natyrore.
Paleontologu Andrew Knoll thekson se njeriu është vetëm “kremi” mbi tortën e evolucionit, e cila përbëhet nga baktere që përpiqen të ndërhyjnë dhe ta shkatërrojnë në çdo kohë sipërfaqen.
Besimi i verbër i Simbadit se peshku është ishull është metaforë që demonstron indiferencën njerëzore. Njeriu mendon se është i sigurt, ndërkohë që në një moment mund të ndodhet përpara një humnere dhe rrezikon të bjerë.
Keqtrajtimi që ai i bën natyrës i kthehet mbrapsht me forcën më të madhe. Në epokën ku jetojmë njeriu është më i kërcënuar se kurrë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVdekja e Skënderbeut, sipas legjendave të popullit
Imazhet flasin …
Thënie të zgjuara: Dija më përndjek, por unë jam më i shpejtë!
Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej
Shqiptarësia e Voskopojës dhe David Selenica - gjeniu i ikonografisë shqiptare
Filozofia letrare e Anton Pashkut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht