LAJMI I FUNDIT:

Thënie të zgjuara: Dija më përndjek, por unë jam më i shpejtë!

Thënie të zgjuara: Dija më përndjek, por unë jam më i shpejtë!

Më poshtë mund të lexoni 10 thënie, autorësia e të cilave nuk dihet. Disa nga to janë proverba të popujve të ndryshëm.

• Pjesa më e madhe e romancierëve bashkëkohorë duhet të marrin si model shkrimtarin francez, Balzak, autorin e “Komedisë Njerëzore”, i cili që prej një shekulli e gjysëm nuk boton më asgjë!


• Kapitalizmi është një ndarje e padrejtë e pasurisë. Komunizmi është një ndarje e drejtë e varfërisë!

• Dija më përndjek, por unë jam më i shpejtë!

• Kur të kthehesh, nëse jam duke studiuar, të lutem më zgjo!

• Në fillim, biseda mes Adamit dhe Evës ishte e vështirë sepse nuk kishin kë të merrnin nëpër gojë!

• Shiu është diçka që bën të rriten lulet e të zhduken taksitë!

• Femrat nuk e dinë se janë ulur mbi fatin e tyre!

• Po të kesh babain e varfër, je i pafat. Po pate vjehrrin e varfër je budalla!

• Kur të keni prerë pemën e fundit, kur të keni kapur peshkun e fundit, kur të keni ndotur lumin e fundit, atëherë do të zbuloni se paraja s’mund të hahet!

• Lumturia dhe ylberi nuk shikohen kurrë mbi shtëpinë tënde, por vetëm mbi shtëpinë e të tjerëve!

• Gojën mbylle, sytë mbaj hapur!

• Ai që bën një pyetje është budalla për pesë minuta; ai që s’bën pyetje është budalla për një jetë të tërë!

• E sotmja është histori, e nesërmja misteri!

• Nuk mund të përgatitësh një omletë pa thyer vezët!

• Buzëqeshja është ilaçi më i mirë!

/Telegrafi/