LAJMI I FUNDIT:

Pamje të tjera të shpërthimit të vullkanit në Indonezi nga ku vdiqën 11 alpinistë

Pamje të tjera të shpërthimit të vullkanit në Indonezi nga ku vdiqën 11 alpinistë

Njëmbëdhjetë alpinistë u gjetën të vdekur të hënën dhe dymbëdhjetë të tjerë mbesin ende të zhdukur pas shpërthimit të një vullkani në Indonezi.

Ekipet e shpëtimit punuan gjatë natës për të gjetur dhjetëra alpinistë të bllokuar në malin Marapi në ishullin Sumatra.

Alpinistët e vdekur u gjetën pranë kraterit të Marapit pasi vullkani 2.891 metra hodhi hi në fshatrat e afërta, sipas një zyrtari lokal të shpëtimit.


Dymbëdhjetë persona u zhdukën, tre të tjerë u gjetën të gjallë dhe 49 kishin zbritur në mënyrë të sigurt nga krateri, disa prej tyre ishin me djegie dhe fraktura, tha zyrtari.

“Ne nuk mund të bëjmë një kërkim ajror me helikopter sepse shpërthimi është po vazhdon”, tha shefi i agjencisë lokale të shpëtimit, Abdul Malik, shkruan REL.

Ai theksoi se rreth 120 persona ishin të përfshirë në kërkim.

Tre personat e tjerë që ishin gjetur të gjallë nuk kishin zbritur nga mali së bashku me 11 të vdekurit.

Ata tre të mbijetuar u gjetën pranë kraterit dhe “gjendja e tyre ishte e dobët dhe disa kishin djegie”, bëri të ditur Malik.

Zëdhënësi i agjencisë lokale të shpëtimit, Jodi Haryawan, theksoi se përpjekjet e shpëtimit ishin ndërprerë nga shpërthime sporadike por kërkimi ishte ende duke vazhduar, pavarësisht rreziqeve.

Ndërsa kreu i Agjencisë për Zbutjen e Fatkeqësive të Sumatrës Perëndimore, Rudy Rinaldi, i tha AFP-së se disa nga alpinistët e shpëtuar kishin pësuar djegie.

“Ata që janë lënduar kanë qenë ata që janë afruar pranë kraterit”, tha ai.

Të paktën tetë persona pësuan djegie, një kishte djegie dhe një frakturë dhe një tjetër kishte një plagë në kokë, sipas një liste të atyre që u gjetën nga Basarnas, një agjenci kombëtare e kërkim-shpëtimit. /REL/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kalo në kategori