LAJMI I FUNDIT:

Një zyrtar nga kabineti i ministrit Agim Veliu infektohet me coronavirus 

Një zyrtar nga kabineti i ministrit Agim Veliu infektohet me coronavirus 

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se një zyrtar nga kabineti i ministrit, Agim Veliu ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19.

MPB njofton se zyrtarët e MPB-së të cilët kanë pasur kontakt me zyrtarin në fjalë janë vet izoluar, si dhe dezinfektimi i objektit qendrorë të MPB-së është duke u bërë në baza ditore.

“Ju njoftojmë se Ministria e Punëve të Brendshme ka ndërmarrë të gjitha masat në përputhje me udhëzimet e IKSHP-së, duke testuar të gjithë stafin e kabinetit, si dhe të gjithë stafin civil të MPB-së të cilët kanë pasur kontakt me zyrtarin në fjalë. Ministria e Punëve të Brendshme ju siguron se pas marrjes së rezultateve të këtyre testeve do të veprojë në përputhje me të gjitha udhëzimet e IKSHP-së, që të parandalohet përhapja e virusit edhe tek zyrtarët tjerë të MPB-së”, thuhet në njoftim.


Ministria e Punëve të Brendshme u bënë thirrje zyrtarëve të MPB-së, të dikastereve tjera qeveritare dhe jo-qeveritare, si dhe tërë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të respektojnë të gjitha rregullat dhe të mbajnë distancën në mënyrë që të ruajmë shëndetin publik. /Telegrafi/