Një valë e re emigrantësh mund të përfshijë vendin, por institucionet thonë se janë të gatshme për këtë. Ministri e brendshme thotë se është vazhdimisht e pranishme në kufirin jugor, situata është e pandryshuar dhe ekziston një numër standard i përpjekjeve për të hyrë në vendin tonë në mënyrë të paligjshme.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme po ashtu thonë se qytetarët nuk kanë arsye të shqetësohen , situata nuk ka ndryshuar dhe ekziston një numër standard i përpjekjeve për hyrje të paligjshme në vendin tonë, informon AIM.
“Qytetarët nuk kanë asnjë arsye të shqetësohen. MPB, gjegjësisht policia jonë është e gatshme dhe vazhdimisht e pranishme në kufirin jugor. Punonjësve tanë policor tashmë disa vite u ndihmojnë edhe punonjës policor të disa vendeve mike dhe me forca të përbashkëta po merremi me të gjitha përpjekjet kundër hyrjeve të paligjshme”, deklaroi zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelovski.
Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje evropiane, Bujar Osmani theksoi se vendi është i gatshëm të merret me një fluks të mundshëm refugjatësh nga Siria, por në koordinim me FRONTEKS dhe vendet anëtare të BE-së.
Ne jemi në koordinim të vazhdueshëm me vendet anëtare të BE-së dhe me partnerët tanë po e monitorojmë situatën që nga momenti që filloi kjo çështje të ndizej. Institucionet tona janë të gatshëm të merren me një valë hipotetike të refugjatëve, por ai koordinim është më shumë në koordinim me FRONTEKS-in dhe me vendet anëtare të BE-së që ne ndajmë një politikë të përbashkët në raport me refugjatët”, deklaroi Osmani.
Dje u zbuluan 78 emigrantë në lagjen e Shtipit “Tri çezmat” në rrugën në ndërtim Shtip – Koçani në një automjet me targa të Shkupit, të drejtuar nga 46-vjeçari S.P. bashkëdrejtuesi i tij ishte 32-vjeçari T.R. të dy nga Velesi, të cilët paraprakisht nuk ishin ndalur në shenjë policie.
Mijëra migrantë janë në kufirin greko-turk, pas njoftimit të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan se do të hapë kufirin dhe do t’u lejojë emigrantëve të hynë në Evropë. Dje në kufirin greko-turk në Evros janë regjistruar rreth 5.500 pengesa për hyrje në Greqi të emigrantëve të paligjshëm.
Pas kërkimit të ndihmës shtesë nga Greqia, Agjencia Evropiane e Rojës Bregdetare (FRONTEKS) ka vendosur përforcime. Niveli i alarmit në kufirin greko-turk është ngritur, ndërsa FRONTEKS-i e ka ngritur edhe nivelin e paralajmërimit për të gjitha kufijtë drejt Turqisë.
Emigrantët e mbledhur në zonën neutrale në vendkalimin kufitar midis Greqisë dhe Turqisë, por në anën turke, dje e sulmuan policinë greke, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës dhe shok bomba.
Situata në kufirin bullgar-turk ishte dje e qetë, ndërsa qeveria bullgare pretendon se asnjë emigrant ilegal nuk e ka kaluar atë.
Mbështetje për Greqinë dhe Bullgarinë për trajtimin me krizën e refugjatëve mbrëmë përmes Tuiterit shprehu edhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.
“Qëndrojmë pranë fqinjëve tanë Greqisë dhe Bullgarisë, pasi ato po përballen me një situatë shumë të vështirë. Kufijtë e tyre kombëtarë janë gjithashtu kufij evropianë dhe zgjidhja do të duhet të jetë edhe evropiane: angazhim i përbashkët dhe solidaritet i plotë!, ka shkruar Dimitrov në Twitter.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Instituti PREVENT publikon raportin “Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm”

Dauti thirrje VLEN-it: Ta kalojmë bashkërisht propozim-ligjin për ish-ushtarët e UÇK-së

Arrestohet 46 vjeçari i cili ishte i dënuar për prodhim dhe shitje të drogës në Tiranë

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës