LAJMI I FUNDIT:

Një tjetër rekord, albumi “Future Nostalgia” i Dua Lipës renditet i pari në Mbretërinë e Bashkuar

Një tjetër rekord, albumi “Future Nostalgia” i Dua Lipës renditet i pari në Mbretërinë e Bashkuar
Foto: Dua Lipa/Instagram

Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, ka thyer një tjetër rekord personal.

Ajo bëhet shqiptarja e parë, albumi i së cilës arrin të ngjitet në majë të klasifikimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Këtë gjë e bëri të ditur vet këngëtarja me origjinë nga Kosova, përmes një postimi të bërë në rrjetin social Instagram.


Kopertina e albumit “Future Nostalgia” nga Dua Lipa (Foto: Dua Lipa/Instagram)

Dua ka bërë të ditur se albumi i saj i ri “Future Nostalgia” është tashmë në pozitën e parë në Britaninë e Madhe, dhe ka plot tri këngë nga ky album që janë në listën zyrtare të top 10 këngëve më të mira të momentit.

“Wow, albumi numër një në qytetin tim të lindjes dhe tri këngë në Top 10! Faleminderit Mbretëria e Bashkuar + e katërta në Top 5 në Sh.B.A. Unë nuk mund t’iu besoj syve të mi! Faleminderit një milion herë që e bëtë këtë të ndodhë! Aq surreale ta shkruash edhe këtë! Me gjithë dashurinë time, gjithmonë”, ka shkruar Lipa në Instagram.

https://www.instagram.com/p/B-y_GsxBSNl/

Albumi “Future Nostalgia” i cili ka dy javë që është publikuar, ka shënuar suksese të shumta gjatë këtyre ditëve.

Sipas Billboard, ai është albumi më i transmetuar në një ditë (ose ditën e parë) nga një artiste femër britanike globalisht në Spotify, dhe albumi më i transmetuar në një ditë (ose ditën e parë) nga një artiste femër britanike në Sh.B.A.

“Future Nostalgia” është albumi i dytë në karrierën e Dua Lipës, i cili vjen me 11 këngë të frymëzuara nga stili i muzikës në vitet 80′ dhe 90′. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: John Phillips/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Magazina
“Nuk është normale që një burrë 51 vjeç për 24 orë të puth tre burra” - banorët hedhin dyshime për orientimin seksual të Laertit

“Nuk është normale që një burrë 51 vjeç për 24 orë të puth tre burra” - banorët hedhin dyshime për orientimin seksual të Laertit

Magazina
Unikkatili prek me fjalët për të vëllanë: Zbrazëtia që ndjej e sytë e mi të përlotur i shihni vetëm ti dhe Zoti

Unikkatili prek me fjalët për të vëllanë: Zbrazëtia që ndjej e sytë e mi të përlotur i shihni vetëm ti dhe Zoti

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen reagon i tërbuar pas aludimeve se gruaja e tradhtoi me trajnerin personal

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen reagon i tërbuar pas aludimeve se gruaja e tradhtoi me trajnerin personal

Magazina
Tha se Gjesti nuk di të flas, motra i reagon Xhenetës: Kush po flet e kush po do famë në emrin e tjetrit

Tha se Gjesti nuk di të flas, motra i reagon Xhenetës: Kush po flet e kush po do famë në emrin e tjetrit

Magazina
Kalo në kategori