LAJMI I FUNDIT:

Një tjetër oligark rus vdiq në rrethana misterioze në Francë

Një tjetër oligark rus vdiq në rrethana misterioze në Francë

Një tjetër oligark vdiq në rrethana misterioze dhe mediat raportojnë se ai vdiq pasi u rrëzua nga shkallët më 9 dhjetor në qytetin Antibes në rivierën franceze.

Pesëdhjetë vjeçari, Dmitry Zelenov ishte jashtë për darkë me disa miq kur filloi të ndihej i sëmurë. Pas kësaj, ai dyshohet se ra nga shkallët dhe pësoi lëndime fatale në kokë, sipas gazetës ruse të lajmeve Baza dhe gazetës lokale franceze Var Matin.

Ai u dërgua me urgjencë në spital, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin dhe vdekja u konfirmua nga prokurori publik në komunën e afërt të Grasse të nesërmen, raporton dailymail.


Sipas kanalit Telegram të Baza, Zelenov po i nënshtrohej një operacioni për një problem në zemër disa javë para vdekjes së tij, megjithëse nuk u dhanë informacione të mëtejshme.

Zelenov ishte një bashkëthemelues i Don-Stroy, dikur një nga perandoritë më të rëndësishme të investimeve dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme të Moskës, të cilën e themeloi në vitin 1994. Ai u shfaq rregullisht në listën e Forbes të rusëve më të pasur deri në vitin 2008, kur Don-Story pësoi humbje të konsiderueshme financiare për shkak të krizës financiare.

Rrethanat e vdekjes së manjatit të pasurive të paluajtshme janë jashtëzakonisht të ngjashme me ato të Anatoly Gerashchenko, ish-kreu i Institutit të Aviacionit të Moskës, i cili vdiq pasi dyshohet se ra nga shkallët në selinë e institutit në Moskë në shtator. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Exit Poll: Partia e Scholzit pëson debakël, AfD fiton zgjedhjet në shtetin gjerman të Turingias

Exit Poll: Partia e Scholzit pëson debakël, AfD fiton zgjedhjet në shtetin gjerman të Turingias

Evropa
Gazeta më e madhe franceze, Le Monde për vizitën e Macronit në Beograd: Ai nuk foli për nxitjen e trazirave në Kosovë nga Vuçiqi

Gazeta më e madhe franceze, Le Monde për vizitën e Macronit në Beograd: Ai nuk foli për nxitjen e trazirave në Kosovë nga Vuçiqi

Evropa
Vuçiq ia ndërprenë disa herë fjalimin homologut malazez në Pragë, Millatoviqit i thotë se gjuha e tij është serbishtja

Vuçiq ia ndërprenë disa herë fjalimin homologut malazez në Pragë, Millatoviqit i thotë se gjuha e tij është serbishtja

Serbia
Protestuesit bllokojnë rrugët dhe përleshen me forcat e sigurisë ndërsa nisin demonstratat anti-Netanyahu

Protestuesit bllokojnë rrugët dhe përleshen me forcat e sigurisë ndërsa nisin demonstratat anti-Netanyahu

Azia
Zelensky pas suksesit në Kursk ushtron 'presion' mbi SHBA-të

Zelensky pas suksesit në Kursk ushtron 'presion' mbi SHBA-të

Evropa
Pamje të reja të një prej sulmeve më të mëdha me dronë të kryer nga ukrainasit në territorin e Rusisë

Pamje të reja të një prej sulmeve më të mëdha me dronë të kryer nga ukrainasit në territorin e Rusisë

Evropa
Kalo në kategori