LAJMI I FUNDIT:

Një student tenton të bëj ski rreth 240 kilometra

Një student tenton të bëj ski rreth 240 kilometra

Një student kinez, i bllokuar në motin më të vështirë dimëror të vendit gjatë 50 vjetëve të fundit, ka tentuar bënte ski rreth 240 kilometra, për t'u kthyer në shtëpi. Ai ishte ndaluar nga policia pasi kishte marrë me qira një palë ski dhe kishte bërë një copë rruge.

Studenti nga universiteti Yangtse i qytetit Jingzhou, ishte bllokuar në universitet për shkak të furtunave të borës në Kinën jugore, ku transporti është bllokuar në aeroporte ndërsa rrugët janë mbyllur.

"Nuk doja të rrija vetëm në universitet, andaj mora me qira një palë ski", ka thënë studenti për News Express.

Ai ishte ndaluar nga policia, që kujdesej për trafikun në një rrugë kryesore, pasi kishte kaluar rreth 40 kilometra.


Policët e kishin vozitur atë në një autobus të linjave të gjata, me të cilin ai do të mund të gjente lidhje tjera për të arritur në shtëpinë e tij, në qytetin Wuhan.