LAJMI I FUNDIT:

Një shqiptare shtatzënë detyron një aeroplan të aterojë në Zagreb

Një shqiptare shtatzënë detyron një aeroplan të aterojë në Zagreb

Për shkak të komplikimeve të papritura që kishte pasur pasagjerja 20-vjeçare, shqiptarja B.A. - e cila është në muajin e katërt të shtatzënisë - një aeroplan “low cost” i kompanisë Belle Air dy ditë më parë, rreth orës 22:00, është detyruar të ateronte në aeroportin e Zagrebit.

Aeroplani ishte duke fluturuar nga Durrësi drejt Triestes, mirëpo pasi shtatzëna kishte përjetuar komplikime të papritura shëndetësore, kapiteni i aeroplanit ka aterruar në aeroportin Pleso – ndërsa ajo është dërguar me urgjencë në Spitalin Petrovo, bën të ditur gazeta kroate “Jutarnji List”.

Gruaja e re pas kontrollit mjekësor ka marrë infuzion, dhe fatmirësisht nuk e ka humbur fëmijën. Përkundër faktit se ndodhet në muajin e katërt të shtatzënisë, kjo periudhë është shumë e rrezikshme që nëna të humbë fëmijën, ka thënë për këtë gazetë dr.sc. Jozo Blaiq, shef i repartit gjinekologjik në këtë spital.

Sipas tij, deri të përkeqësimi i gjendjes shëndetësore mund të ketë ardhur për shkak të ndryshimit të lartësisë, ndaj se cilës shtatzënat janë shumë të ndjeshme.


Aeroplani është nisur drejt Triestes pak më vonë, me 101 pasagjerët e tij. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Mikpritja e së ardhmes: Fotografia e recepsionistes virtuale bëhet virale në rrjete sociale

Mikpritja e së ardhmes: Fotografia e recepsionistes virtuale bëhet virale në rrjete sociale

Virale
A keni dëgjuar për profecinë e gjermanit Alois Irlmaier? Ai parashikoi se Lufta e Tretë Botërore do të fillojë në Ballkan!

A keni dëgjuar për profecinë e gjermanit Alois Irlmaier? Ai parashikoi se Lufta e Tretë Botërore do të fillojë në Ballkan!

Një burrë i dehur kishte vendosur të

Një burrë i dehur kishte vendosur të "përleshej" me një piton teksa kthehej në shtëpi - dhe sigurisht, doli humbës

Fun
A mund ta dalloni pse zyrtarët japonezë kërkuan që kjo fotografi e ministrave të modifikohej?

A mund ta dalloni pse zyrtarët japonezë kërkuan që kjo fotografi e ministrave të modifikohej?

Interesante
Burri hip mbi një tigër të lidhur me zinxhirë, shkakton reagime të shumta

Burri hip mbi një tigër të lidhur me zinxhirë, shkakton reagime të shumta

Virale
Brenda rrokaqiellit të ri më të mirë në botë

Brenda rrokaqiellit të ri më të mirë në botë

Interesante
Kalo në kategori