LAJMI I FUNDIT:

Një shenjë hakmarrje ish bashkëshortja ha peshqit e artë

Një shenjë hakmarrje ish bashkëshortja ha peshqit e artë

Pas një shkurorëzimi jo edhe aq miqësor, gruaja e inatosur nga Houstoni ka vendosur t’i hakmerret ish burrit lakmitar. Ia ka “kidnapuar” akuariumin me peshq të artë dhe ata i ka kthyer në një darkë të shijshme.

Policia në Pasadena thotë se bëhet fjalë për qërim personal hesapesh dhe asnjë lloj padie nuk do të ngritët ndaj gruas.

Çifti kishte shtatë peshq të artë, të cilët i kishin blerë derisa jetonin së bashku në paqe e lumturi.

Zëdhënësi i policisë Vance Mitchell thotë se ajo i ka “kidnapuar” peshqit nga banesa e ish të dashurit të saj. Supozohet se ata ishin zënë më parë në lidhje me stolitë që ai i kishte dhuruar, për t’ia marrë sërish pas shkurorëzimit.


Kur policia ka arritur në shtëpinë e ish bashkëshortes, ka gjetur katër peshq të fërguar në pjatë. Tre veçmë i kishte ngrënë.