LAJMI I FUNDIT:

Një President ndryshe

Veprimi burrnor që Dr Fatmir Sejdiu bëri duke dhënë dorëheqje dhe duke respektuar kështu vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, habiti shumë kënd. Sepse, jo shumë njerëz janë mësuar që në Ballkan drejtësia të merret seriozisht nga zyrtarët e lartë të shtetit e aq më pak kur bëhet fjale për Presidentin e Republikës! Ky akt i rritjes politike të shoqërisë së Kosovës tani po përcillet me një krizë të lehtë në aspektin politik. Pasur parasysh që Kosova nuk e ka detyrën e nënpresidentit të sanksionuar me ligj, dhe duke ditur se Kryetari i Kuvendit mundet ta ushtroj detyrën e të parit të shtetit, por pa e marrë atë tërësisht, del përpara nesh çështja e zgjedhjes së Presidentit të ri të Kosovës, si pika kyçe e zgjidhjes së problemit që ka sot Kosova.

Pa dashur të paragjykoj për ndonjë emër të mundshëm për këtë detyrë, tani kur tregu i emrave për President në Kosovë është pika e parë dhe e fundit e bisedave mes njerëzish, dua që t’i bëj apel klasës politike të Kosovës që të fillojnë të mendojnë seriozisht rreth një Presidenti konsensual e të pavarur për Republikën tonë të re. Arsyeja për këtë kërkesë është shumë e madhe; sepse një president i pavarur do të ishte mbi partitë politike gjithnjë, do të përfaqësonte interesat e popullit dhe shtetit të Kosovës gjithmonë, do të qëndronte indiferent dhe i pa anshëm në çfarëdo lloj cikrrimesh politike me të cilat do të përballeshin partitë politike në jetën e tyre parlamentare.


Një President i tillë, do të sillte përpara botës dëshirën e shtetasve të Kosovës për të ndërtuar një shtet të mirëfilltë ku dallimet politike mes partive nuk do të pasqyroheshin në secilin institucion të vendit. Përparësi tjetër për këtë gjë është edhe fakti se jo shumë shtete të botës kanë President të pavarur të zgjedhur me pajtimin e gjithë faktorit politik, dhe se një veprim i tillë do ta bënte Kosovën shtetin e parë në rajon, dhe mbase rast unikat në këtë drejtim. Një arsye po aq e madhe për një President të pavarur dhe konsesual është edhe fakti se ai/ajo do të zgjidhej nga 2/3 e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për një mandat pesë vjeçarë siç e thotë Kushtetuta e Republikës së Kosovës, dhe emërimi ose përfundimi i mandatit të tij, apo edhe dorëheqja, nuk do të shkaktonte krizë të llojit siç po kalojmë tani, sepse partitë politike nuk do të ishin të përfshira në pazarin e marrjes së detyrave shtetërore ku përfshihet edhe emri i Presidentit, gjë që mundet të shkaktoj edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Shteti i ri që po ndërtojmë e meriton një President të pavarur, sepse kjo do ta afirmonte edhe më fort demokracinë tonë. Çështja është se a ka vullnet politik nga partitë e Kosovës për një gjë të tillë?

E për sa i përket shqetësimeve të njerëzve mbështetës të Dr Fatmir Sejdiut se ku po mbetet ai në konfigurimin e mëtutjeshëm politik të Kosovës, për të ekzistojnë dy alternativa. E para, është që ish Presidenti, të bëj atë që e bëjnë të gjithë ish Presidentët e vendeve demokratike pasi të kenë mbaruar mandatin e të parit të shtetit; të tërhiqet nga skena politike dhe partiake, duke mbetur një figurë e nderuar dhe respektuar, si dhe duke filluar kështu traditën e vendeve demokratike të botës, ku ish presidentët largohen nga angazhimet e drejtpërdrejta politike, por me sy e vesh përcjellin ngjarjet politike e shoqërore në vend, dhe kurdo që kanë ndonjë mendim të vyer për ta thënë, ata e sjellin para opinionit të gjerë, duke ndikuar shpesh në politikbërjen e shtetit.

Apo, ish Presidenti Sejdiu ka edhe alternativën tjetër; që pikërisht të jetë ai vet flamurtari i kërkesës për një President konsensual dhe të pavarur, i cili pasi të jetë zgjedhur do ta dekretonte Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në detyrën e zëvendës kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, duke bërë që Qeveria e Kosovës të krijohet sipas principeve normale të botës demokratike, ku kryetari i Qeverisë është kryetari i partisë me më së shumti deputet në Kuvend, kurse nënkryetarë zgjidhet kryetari i partisë së dytë me të cilën krijohet koalicioni qeverisës. Një disiplinë të tillë demokratike e ka Gjermania, Holanda, Belgjika, Luksemburgu vendet Skandinave, dhe tash së fundi e ka nisur edhe Shqipëria mëmë. Është koha që demokracinë e mirëfilltë ta sendërtojmë edhe ne në Kosovë.

(Autori është ligjërues i Fakultetit të Shkencave Politike në Universitetin e Glasgow-t dhe anëtar korrespondent në Qendrën për Studime Strategjike në Londër)

Në trend

Më shumë
Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Mirjeta Hajzeraj
Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë

Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë

Magazina
Haaland prezantohet zyrtarisht nga klubi i njohur, detyrohet t’i kontaktojë për ta fshirë njoftimin

Haaland prezantohet zyrtarisht nga klubi i njohur, detyrohet t’i kontaktojë për ta fshirë njoftimin

Ndërkombëtare
Pse duhet të vendosni folie alumini në dorezat e dyerve sa herë që largoheni nga banesa?

Pse duhet të vendosni folie alumini në dorezat e dyerve sa herë që largoheni nga banesa?

A e dini se...
Dëshmia e diplomatit austriak në Hagë: Nuk dinim për strukturën e UÇK-së më 1998, amerikanët e cilësonin si të shpërndarë

Dëshmia e diplomatit austriak në Hagë: Nuk dinim për strukturën e UÇK-së më 1998, amerikanët e cilësonin si të shpërndarë

Drejtësi
Lampard favoriti kryesor, afër të bëhet trajner i yllit të Kosovës

Lampard favoriti kryesor, afër të bëhet trajner i yllit të Kosovës

Premier League
Kalo në kategori