Qysh nga Platoni dhe teoria e tij mbi shtetin e përsosur, njerëzimi ka njohur disa teori për rolin e shtetit në shoqëri. Nga ajo që njohim, duket sikur dy prej tyre kanë mundur të etablohen më fuqishëm përgjatë historisë.
E para është teoria ‘libertariane’ e bazuar në fuqinë e tregut si rregullator kryesor i jetës publike. Kjo teori është frymëzuar nga filozofia politike e filozofit John Locke (1632-1704), i cili fokusin e vë në lirinë përzgjedhjes individuale dhe të drejtën e pronës private. Individit i lihet të përcaktojë vet se çfarë është e dobishme për të, ndërkaq detyra parësore e shtetit është mbrojtja e pasurisë së tij. Sipas kësaj teorie, shteti mund ta detyrojë individin të respektojë të drejtat e të tjerëve, por jo t’i shërbejë të mirës së përgjithshme të shoqërisë. Elementet e themelore të kësaj teorie i gjejmë më shumë në SHBA.
Louis Hartz (1919-1986), filozof amerikan, këtë model e quante “Lokianizëm iracional”, pasi ka bërë që filozofia politike në ShBA të jetë fare pak e ndikuar nga idetë socialiste, ashtu siç është rasti me Britaninë e Madhe ku formimi politik i mbështetur në laburizëm e përcakton mentalitetin politik të vendit. Për Hartzin dhe për disa filozofë të tjerë si John Rawls (1921-2002), filozofia e mësipërme ka bërë që në ShBA të dominojë etika e “individualizmit posesiv”.
Teoria e dytë, e etabluar kryesisht në Evropë, është ajo e mbështetur në filozofinë e “mirëqenies”. Duke u bazuar në konceptin e “shpërndarjes së drejtë” (Distributive Justice), shteti duhet të luajë rol të madh në shpërndarjen e pasurisë kombëtare. Përmes taksave të mbledhura, qytetarëve të vet shteti u siguron shërbime të ndryshme sociale (kujdesi shëndetësor, përfitime nga papunësia, arsimim etj.). Rawls shkon më tutje dhe thekson se shteti dhe organet e saja duhet të strukturohen në atë mënyrë që të jenë në shërbim të atyre që janë më së paku në avantazh në lotarinë gjenetike të shoqërisë.
Përtej këtyre dy teorive kryesore, ekziston një teori tjetër mbi shtetin, e cila e zhvesh shpjegimin e rolit të shtetin nga sloganet dhe terminologjitë shpesh të mërzitshme filozofike. Sipas filozofit dhe profesorit të Shkollës Ekonomike të Londrës (LSE), Karl Popper (1902-1994), individi ka nevojë për një shtet proteksionist. Termi “proteksionizëm” nuk ka asnjë lidhje me termin që përdoret në shkencat ekonomike, që nënkupton masat ligjore të përdorura nga një shtet për të mbrojtur interesat specifike ekonomike. Në thelb, teoria e tij mbështetet në doktrinën social-liberale dhe përmban në vete edhe aspektin social edhe atë liberal.
Popper thoshte se është esenciale të dimë se çfarë kërkojmë nga shteti. E, kërkesa fondamentale është kjo: “Dua të jetoj në një shtet që më mbron mua si individ. Jo vetëm mua, por edhe të tjerët. Nuk dua të jetoj në një shtet ku jam në mëshirën e kujtdo që ka muskuj dhe grushte më të forta. Në mënyrë specifike, dua të jetoj në një shtet në të cilin organet e saja e bëjnë qartësisht dallimin mes agresionit dhe mbrojtjes. Me kushtin që shteti do të më siguroj mbrojtje të asaj lirie që mbetet, jam i gatshëm të heq dorë nga një sasi e madhe e lirive të mia. Për shembull, pranoj të heq dorë nga e drejta ime për të sulmuar dikë. Këtë e bëj vetëm nëse jam i sigurt që shteti do të më mbroj nga çdo sulm tjetër. Por, kërkoj që shteti ku jetoj për asnjë çast të mos e humbas shikimin karshi këtij qëllimi themelor. Kufizimi i lirisë sime individuale është i domosdoshëm, por jo përtej asaj që është e nevojshme për të arritur kufirin e barabartë të lirisë”.
Këto janë kërkesat e një qëndrimi humanist, të dikujt që përqafon filozofinë egalitare, dikujt që ka një këndvështrim individualist ndaj botës. Është doktrinë që kërkon nga shteti t’u qaset problemeve politike në mënyrë racionale, d.m.th. nga këndvështrimi i një qëllimi mjaft të qartë dhe të përcaktuar.
E thënë në këtë mënyrë, këto kërkesa politike karshi shtetit janë të liruara nga pallavrat historike dhe esencialiste. Janë kërkesa tokësore, humaniste, të domosdoshme për të bërë një jetë të dinjitetshme. Nuk janë kërkesa politike populiste, megalomane, siç ndodh shpesh të dëgjojmë nga politikanët në Kosovë apo në Shqipëri. Jemi dëshmitarë që në mungesë të vullnetit dhe kompetencës politike, politikanët tanë premtojnë shumëçka, si çrrënjosjen e krimit, rithemelimin e Republikës, bashkimin kombëtar, e broçkulla të tjera.
Gjatë historisë ka pasur edhe filozofë të tillë (si Aristoteli) që thoshin se roli i shtetit është më fisnik, pasi detyra e tij është të kujdeset edhe për virtytin e individëve. Përvoja na provon se shteti dhe ata që administrojnë shtetin kanë shumë pak moral, ose morali i tyre është dukshëm më i ulët se ai i qytetarit mesatar. Andaj, është shumë e domosdoshme që morali i shtetit të kontrollohet nga ne e jo e kundërta. Ajo që duhet të mundohemi ta bëjmë është të bëjmë përpjekje ta moralizojmë politikën, dhe jo ta politizojmë moralin.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-voton-780x439.jpg)
Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi