LAJMI I FUNDIT:

I dha urdhër të ndalet, një person në Prishtinë duke ikur godet me veturë policin

I dha urdhër të ndalet, një person në Prishtinë duke ikur godet me veturë policin
Foto: Arkiv

Një zyrtar policor kanë tentuar ta vrasin ditën e martë në Prishtinë.

Policia bën të ditur se rastin ka ndodhur rreth orës 04:00, ku një person me veturë ka goditur zyrtarin policor, e më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes, transmeton Telegrafi.

“Viktima mashkull kosovar pjesëtar i Policisë së Kosovës ka raportuar se derisa kishte qenë në kryerje të detyrës afër një parkingu aty kishte vërejtur një veturë të dyshuar nga e cila kishin dalë tre persona të cilëve u kishin dhënë urdhër për ndalje, por dy prej tyre kishin ikur kurse një ishte futur në veturë dhe kishte filluar ta ngas veturën me shpejtësi mbrapa ku si pasojë e kishte goditë viktimën-zyrtarin e më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftim.


Tutje, në njoftim thuhet se si pasojë zyrtari policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërkaq, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori