LAJMI I FUNDIT:

Një person i lënduar në banesën që u përfshi nga zjarri në Prishtinë (Video)

Një person i lënduar në banesën që u përfshi nga zjarri në Prishtinë (Video)

Një banesë në Prishtinë sot është përshirë nga flakët. Policia dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes për të shuar zjarrin.

Latif Zeka, komandant i brigadës së zjarrfikësve të Prishtinës ka thënë se nga ky zjarr një person është lënduar ndërsa është evituar rreziku për banorët që jetojnë aty.

“Diku ka 15:40 minuta e kemi marrë lajmin se është djegur një banesë, kemi dalë  në vendin e ngjarjes,  kanë qenë në pyetje orët e rrymës komplet në flakë. Të lënduar kam parë që njërit i është ofruar ndihmën e parë për të tjerët nuk kam të dhëna, por është rastësi që afër 20 m ka ndodhur një rast tjetër një banesë,ku ka qenë po ashtu ora e rrymës në pyetje. “Tymi ka shkuar në banesa, fëmijët kane dalur në ballkone për tu freskuar . Nuk është rrezik për të qëndruar këtu”, tha Zeka.


Policia jep detaje për zjarrin në një ndërtesë në Prishtinë (Video)
Lexo po ashtu Policia jep detaje për zjarrin në një ndërtesë në Prishtinë (Video)

Sipas Policisë mbështetur në rezultatet e para të hetimit si dhe të atyre të ekzaminimit të vendngjarjes është  ngritur dyshimi I bazuar se tymi mund të jetë shkaktuar nga faktori njeri, saktësisht nga persona të dyshuar që në mënyrë ilegale kanë qenë duke punuar në  kabllo elektrike dhe njehësorët e rrymës, të cilat janë të vendosura në ndërtesat në fjalë.

Gjë për të cilën policia ka shoqëruar në stacion policor një person të dyshuar.