Një nutricioniste nga vendi i njerëzve më jetëgjatë, tregon se çfarë ha çdo ditë

E rritur në Japoni, Michiko Tomioka ishte e rrethuar nga bukuria natyrore, vendet historike, traditat e vjetra dhe ushqimi autentik dhe i shijshëm.
“Kur u transferova në SHBA si e rritur, e kisha të vështirë të përballesha me kulturën e ushqimit të shpejtë dhe të përpunuar. Isha një nënë që punoja dhe isha vazhdimisht e sëmurë ose në humor të keq për shkak të ushqimit që konsumoja”, tha ajo për CNBC.
Për ta ndryshuar këtë, Tomioka u bë nutricioniste dhe e fokusoi punën e saj në ndarjen e zakoneve japoneze të të ngrënit.
Në shtëpinë e saj, ajo gjithmonë ruan dhe ha tetë ushqime që i konsideron përgjegjëse për një jetë më të shëndetshme dhe më të lumtur. Këtu janë disa prej tyre.
Matcha
“Tezja ime 99-vjeçare e fillon çdo ditë me matcha-n, po ashtu edhe unë. Çaji jeshil ka shumë përfitime shëndetësore. Përmban vitaminë C, vitaminë B, fibra dhe proteina, si dhe polifenole anti-inflamatore dhe luftarake ndaj sëmundjeve. Këto komponime natyrale janë të pasura me antioksidantë, lëndë ushqyese që mbrojnë nga dëmtimi i qelizave”, pohon Tomioka.
Ushqim i fermentuar
Disa nga ushqimet më të njohura në Japoni janë miso (pastë e fermentuar e sojës, e përdorur shpesh në supë), natto (sojë e fermentuar) dhe nukazuke (perime të fermentuara turshi me krunde orizi).
Ushqimet e fermentuara janë plot me probiotikë që ndihmojnë në tretje dhe përthithje dhe mund të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve.
Algat e detit
Në Japoni, algat e detit, të njohura si ‘kaiso’, janë pjesë e shumë vakteve dhe ushqimeve. Ky ushqim aromatik dhe i qëndrueshëm ka shumë përfitime shëndetësore. Është i ulët në kalori dhe i lartë në fibra. Ushqimi gjithashtu përmban një sërë mineralesh dhe vitaminash thelbësore, duke përfshirë jodin, hekurin, kaliumin, magnezin, vitaminën B12 dhe acidet yndyrore omega-3.
“Në çdo moment, në kuzhinën time ka ndoshta pesë deri në dhjetë lloje alga deti. Të gjitha kanë shije dhe qëllime të ndryshme kulinarie”, thekson dietologia.
Tofu
Tofu siguron dozën e nevojshme të proteinave pa konsumimin e mishit dhe produkteve të qumështit.
Susam
Farat e susamit janë të pasura me vitamina B dhe E, proteina, fibra dhe minerale si magnezi, kalciumi dhe fitosterolet që mund të ndihmojnë në kontrollin e kolesterolit.
Xhenxhefil
Jo vetëm në Japoni, por në të gjithë botën, xhenxhefili njihet si një ushqim medicinal. Ndihmon në forcimin e imunitetit dhe metabolizmit. Tomioka thotë se i ndihmon me problemet me stomakun dhe i lehtëson ftohjet.
Xhenxhefili gjithashtu përmirëson shijen e ushqimit dhe mbron ushqimin nga prishja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës