LAJMI I FUNDIT:

Një numër i madh i të burgosurve në Idrizovë nuk kanë mundur ta realizojnë të drejtën e votës

Një numër i madh i të burgosurve në Idrizovë nuk kanë mundur ta realizojnë të drejtën e votës

Në vend se të votojë dhe ta realizojë rë drejtën e votimit, i burgosur nga burgu i Idrizovës është dërguar deri në vendvotim dhe është kthyer përsëri në burg për shkak se emri i tij nuk ka qenë në listën zgjedhore dhe thotë se tradita e pengimit në dhënien e votës vazhdon edhe këtë vit, shkruan TV 24.

“70 për qind e të burgosurve nuk kanë votuar, nuk janë në listën zgjedhore. U ankuam, kërkuam reagim, por kot. Në të gjitha proceset zgjedhore në listat zgjedhore nuk ka shumë të burgosur”, thotë i burgosuri.

Sipas këtij të burgosuri problem më të madh përjetojnë të dënuarit me burg të përjetshëm të cilët asnjëherë nuk mund t’i gjejnë emrat e tyre në listat zgjedhore. Për atë se rreth 400 të burgosur nga shtëpita ndëshkimore-korrigjuese Idrizovë nuk mund të votojnë është i informuar edhe drejtori i Drejtorisë për kryerjen e sanksioneve.


“Jemi të njoftuar për këtë problem, por numri nuk ëshë aq i madh. Javën e ardhshme do të bëjmë kontroll në listën zgjedhore për ta zgjidhur këtë problem. Problemi më i madh bëhet për shkak të qarkullimit të të burgosurve, sepse disa pranohen, disa dalin, por ka edhe të tillë që janë të dënuar për periudhë më të gjatë, por ende nuk janë në listën zgjedhore. Siç thash, numri nuk është aq i madh, në Listën zgjedhore nuk janë emrat e 35 deri më 40 për qind të burgosurve”, thotë drejtori i Drejtorisë për kryerjen e sanksioneve, Jovica Stojanoviq./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori