Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.B për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Marrja e ryshfetit dhe Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.
“Të pandehurit A.B., gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji pasi që ka konstatuar se janë përmbushur kushtet e parapara me nenin 187, paragrafi 1, nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, pikat 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se masa e paraburgimit është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, sepse ekziston rreziku se po të gjendet i pandehuri në liri, i njëjti mund të ik apo arratiset për ti ikur përgjegjësisë penale në këtë fazë të procedurës, poashtu i pandehuri nëse do të jetë në liri mund të asgjësojë, fsheh, ndryshojë apo falsifikojë provat e veprës penale duke ndikuar tek dëshmitarët aktual dhe ata të mundshëm të prokurorisë, po ashtu duke marrë parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se janë kryer veprat penale, tregon rrezikun se nëse i pandehuri do të gjendet në liri mund të përsëris veprat penale”, thuhet në njoftim.
I pandehuri A.B dyshohet nga Prokuroria se në cilësinë e personit zyrtar ka përfituar vlera të mëdha të parave duke i dëmtuar përfituesit e subvencioneve të cilëve Republika e Kosovës ua ka siguruar me qëllim të zhvillimit të bujqësisë, me këtë dyshohet se ka kryer veprat penale Marrja e ryshfetit dhe Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.
Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!