LAJMI I FUNDIT:

​Një muaj paraburgim ndaj tre personave për lëndim të rëndë trupor në Prizren

​Një muaj paraburgim ndaj tre personave për lëndim të rëndë trupor në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtari i procedurës – Luan Berisha, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 10.11.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 10.12.2021, ndaj të pandehurve:

Sipas njoftimit të Gjykatës, A.K., dhe B.K., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor nga neni 186 par. 3 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës

R.S., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor nga neni 186 par. 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës


Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:

– Të pandehurit A.K., dhe B.K., më datë 10 nëntor, në orët e mesnatës në fshatin Zhur, Komuna e Prizrenit, i shkaktojnë lëndime të rënda trupore personave tjerë që rezultojnë me dëmtimin e përkohshëm dhe serioz të shëndetit, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje verbale, ta pandehurit A.K., dhe B.K., konfrontohen fizikisht me të dëmtuarin (të pandehurin e tretë) R.S., , si pasojë të kësaj, i pandehuri A.K., me përdorimin e mjetit të rrezikshëm – thikës e godet të dëmtuarin R.S., në pjesën e gjoksit po ashtu gjatë kësaj përleshje lëndime pëson edhe i mituri R.V., me çka dyshohet se të dëmtuarve i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore të përshkruara si në raportet mjekësore

Po ashtu, më datë, kohë dhe vend të njëjtë të përshkruar si më lartë, i pandehuri R.S., i shkakton lëndime të rënda trupore personave tjerë që rezultojnë me dëmtimin e përkohshëm dhe serioz të shëndetit, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje verbale, i pandehuri me të dëmtuarit A.K., dhe B.K., konfrontohen fizikisht, si pasojë të kësaj, i pandehuri me përdorimin e mjetit të rrezikshëm (kmesë) i godet të dëmtuarit A.K., dhe B.K., me çka dyshohet se të dëmtuarve i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, të përshkruara si në raportet mjekësore

Me rastin e caktimit të paraburgimit Gjykata ka marrë parasysh peshën e veprës penale e cila është e natyrës së rëndë, në rastin konkret kemi të bëjmë me lëndime serioze për shëndetin e njeriut të shkaktuara nga të pandehurit ndaj njëri – tjetrit duke përdorur mjete të rrezikshme si thika dhe mjete tjera të mprehta, të cilat ai jetojnë të pandehurit tregojnë rrezikun se nëse të pandehurve nuk iu caktohet masa e paraburgimit, të njëjtit mund ta përsërisin veprën penale apo të kryejnë vepër tjetër penale të pasojave edhe më të rënda.

Caktimi i paraburgimit duke u mbështetur në rrethanat e lartcekura është më i domosdoshëm dhe i shërben efikasitetit të procedurës penale, duke pasur parasysh faktet dhe rrethanat e lartpërmendura, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale, ambientin publik dhe të frekuentuar ku është kryer vepra penale, kemi të bëjmë me veprën penale të lëndimit të rëndë trupor e cila vepër është kundër vlerave të integritetit trupor të njeriut si e drejtë elementare e fondamentale, sipas mendimit të gjykatës caktimi i masës së paraburgimit tani për tani është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori