Shumë njerëz, profesorë, intelektualë, etj, flasin për Kushtetutën e vitit 1974 të ish-Jugosllavisë dhe të shteteve e krahinave përbërëse të saj, e cila sipas tyre ka qenë mjaft e përparuar në aspektin e barazisë së popujve që jetonin në federatën e dikurshme. Madje, Kushtetuta në fjalë ngritet aq lartë sa që konsiderohet se në Maqedoni, shqiptarët, turqit dhe maqedonasit konsideroheshin si element i barbartë në Republikës Socialiste të Maqedonisë së atëhershme.
Për të vërtetuar këtë, Telegrafi Maqedoni arriti që të gjejë Gazetën Zyrtare të Republikës Socialiste të Maqedonisë Nr 7, të 25 shkurtit, 1974, ku është përfshirë Kushtetuta e vitit 1974 e Republikës Socialiste të Maqedonisë. Në pjesën hyrëse, Kushtetuta njeh kontributin e popullit shqiptarë për pavarësimin e Maqedonisë.
I
Në faqen 105, paragrafi 2 thotë:
‘’Që populli maqedonas së bashku me kombësitë në Maqedoni, në Luftën Nacionalçlirimtare të përbashkët me popujt tjerë jugosllav dhe kombësitë, e krijoi Republikën Socialiste të Maqedonisë si shtet kombëtar i popullit maqedonas dhe shtet i kombësisë shqiptare dhe turke në të, ku janë realizuar përpjekjet e popullit maqedonas për liri komëbtare dhe pavarësi shtetërore, të kombësive për barazi, si edhe të klasës punëtore dhe të gjithë njerëzve punëtorë për shoqëri socialiste.’’
Nga përmbajtja e e këtij paragrafi kuptojmë se kombësi konsiderohen shqiptarët dhe turqit që jetojnë në Maqedoni. Kjo kuptohet edhe në nenet që do të përmenden më tej.
Se kjo Kushtetutë e konsideron Maqedoninë si shtet edhe të shqiptarëve, por edhe të grupeve tjera etnike, flet edhe Neni 1 i përfshirë në Pjesën e parë, Sistemi shoqëror, Kapitulli I, Dispozitat e përgjithshme.
‘’Republika Socialiste e Maqedonisë është shtet kombëtar i popullit maqedonas dhe shtet i kombësisë shqiptare dhe turke në të, e themeluar mbi sovranitetin e popullit dhe mbi pushtetin dhe vetëqeverisjen e klasës punëtore dhe të gjithë njerëzve punëtorë, dhe bashkësisë demokratike vetëqeverisëse socialiste të njerëzve punëtorë dhe qytetarëve të popullit maqedonas dhe të barabartët me ata, kombësisë shqiptare dhe turke.’’
Siç mund të vërehet, ky nen i konsideron të barabartë maqedonasit, shqiptarët dhe turqit. Duke shkuar më tej, kuptohet se çështjet e barazisë së popujve, kombësive apo grupeve etnike në Maqedoni përcaktohen shumë qartë dhe pa ndonjë klauzolë të përqindjes së popullsisë në numrin e përgjithshëm të popullsisë së Maqedonisë. Një barazi të të gjithë popujve në Maqedoninë e atëhershme e përcakton edhe Neni 2 që thotë se:
‘’Pjesëtarët e popujve tjerë të Jugosllavisë që jetojnë në Republikën Socialiste të Maqedonisë janë të barabartë dhe kanë të drejta të njëjta dhe detyrime si maqedonasit dhe kombësitë.’’
Në Kapitullin e III-të, Sistemi politiko-shoqëror, flitet për barazinë e kombësive, ndërkaq Neni 177, faqe 137 në Gazetën Zyrtare të lartëpërmendur, përcakton sërish këtë barazi, duke shtuar edhe përfaqësimin proporcional të tyre në organet komunale dhe në Kuvendin e Republikës Socialiste të Maqedonisë.
‘’Populli maqdonas dhe kombësitë në Republikën Socialiste të Maqedonisë janë të barabartë dhe i kanë të drejtat e njëjta dhe obligimet.
Komunat dhe Republika sigurojnë që kombësitë të jenë të përfaqësuara proporcionalisht në kuvendet e komunave dhe në Kuvendin e Republikës Socialiste të Maqedonisë, si edhe të jenë të përfaqësuar në mënyrë të përshtatshme në organet e tyre.’’
II
Në Maqedoninë e sotme, gjuha shqipe është zyrtare vetëm në ato vende ku ka më së paku 20% popullsi shqiptare. Megjithë mburjet e partisë shqiptare në pushtet, BDI-së, që gjuha shqipe është zyrtarizuar, kriza politike në vend nxori në pah të kundërtën. Gjuha shqipe doli të mos jetë zyrtare, si edhe të ketë vështirësi në zbatimin e saj, edhe në ato pjesë ku duhet të jetë, sipas 20%-shit të përcaktuar në Kushtetutënë Republikës së Maqedonisë.
Në lidhje me këtë, Kushtetuta e vitit 1974 përcakton se gjuhët e kombësive janë zyrtare në ato zona ku ka prani të kombësive, madje edhe të grupeve tjera etnike që në këtë kushtetutë përmenden vetëm si grupe etnike dhe jo veçmas, që do të përmenden më tutje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kushtetuta obligonte komunat dhe Republikën që të merret me kujdesin, zhvillimin, edukimin dhe arsimimin e kombësive, përfshi radion, shtypin, televizionin dhe veprimtaritë kulturore.
Neni 178 thotë:
‘’Secilës kombësi i garantohet e drejta e përdorimit të lirë të gjuhës së tyre, që ta shprehë dhe zhvillojë kulturën e tij dhe të themelohen institucione dhe organizata që ua sigurojnë këto të drejta.
Komunat dhe Republika kujdesen për zhvillimin, edukimin dhe arsimimin, si edhe zhvillimin e shtypit, radios, televizionit dhe veprimtarive kulturore të gjuhëve të kombësive.
Kombësitë kanë të drejtë të përdorin flamurin e kombësisë.’’
Siç shihet, ky nen lejon edhe përdorimin e flamurit të kombësive.
Duke u përmendur si gjuhë e kombësive, Neni 180, faqe 134-135, barazon gjuhën shqipe, turke me atë maqedonase.
‘’Në zonat ku jetojnë pjesëtarë të kombësive, në jetën publike dhe shoqërore, gjuhët dhe alfabeti i kombësive janë të barabartë me gjuhën maqedonase.
Në komunat në zonat e të cilëve jetojnë pjesëtarë të kombësive, vendimet dhe aktet tjera më të rëndësishme të kuvendeve të komunave dhe të organizatave të punës së përbashkët dhe të organizatave tjera vetëqeverisëse dhe bashkësive, publikohen edhe në gjuhën e kombësive. Mbishkrimet publike në këto zona janë edhe në gjuhën e kombësive.’’
Siç mund të shihet, ky nen nuk përcakton përqindjen e popullsisë në zonat e banimit. Kjo nënkupton se gjuha shqipe ka qenë zyrtare në Maqedoni edhe në ato komuna ku mund të ketë patur vetëm një apo disa familje shqiptare, ngjashëm edhe ajo turke.
Me Kushtetutën e vitit 1974, shqiptarët, por edhe turqit, në Maqedoni kanë patur të drejtë që t’u drejtohen organeve shtetërore, në gjuhën amtare dhe alfabetin. Kështu e thotë Neni 181, faqe 135.
‘’Pjesëtarët e kombësive kanë të drejtë të përdorimit të gjuhës së tyre dhe alfabetit në realizimin e të drejtave të tyre dhe obligimeve, si edhe në procedurat para organeve shtetërore dhe organizatave që kryejnë shërbime publike.’’
Kushtetuta kaq e përfolur obligon kuvendet komunale dhe kuvendin e Republikës që të formojnë komision të posaçëm i përbërë nga një numër i barabartë anëtarësh të popullit maqedonas dhe të kombësive shqiptare dhe turke, për shqyrtimin e barazisë së kombësive me popullin maqedonas. Neni 183 thotë:
‘’Në kvendet e komunave në zonat e të cilave jetojnë pjesëtarë të kombësive dhe në Kuvendin e Republikës Socialiste të Maqedonisë formohet komision për marrëdhënie ndërmjet kombësive.
Komisioni e përcjell dhe shqyrton realizimin e barazisë së kombësive dhe të drejtat tjera të tyre të përcaktuara me kushtetutë dhe me ligjet, si edhe propozon masa për realizimin e tyre.
Në komisionin për marrëdhënie ndërmjet kombësive zgjedhen numër i njëjtë pjesëtarësh të popullit maqedonas dhe të kombësive shqiptare dhe turke.’’
Kapitulli V i Kushtetutës së vitit 1974, në pjesën ‘’Liritë, të drejtat dhe detyrimet e njeriut dhe qytetarëve’’, përcakton barazinë e plotë të qytetarëve të Maqedonisë para ligjit.
Neni 203, faqe 137, thotë:
‘’Liritë dhe të drejtat e njeriut dhe qytetarit, të përcaktuara me kushtetutë, realizohen në solidaritet të ndërsjellë të njerëzve dhe me plotësimin e obligimeve dhe përgjegjësive të secilit ndaj të gjithëve dhe të të gjithve ndaj secilit.
Liritë dhe të drejtat e njeriut dhe qytetarit kufizohen vetëm me liritë e njëjta dhe të drejtat e të tjerëve dhe me interesat e bashkësisë socialiste të përcaktuara me Kushtetutë.
Secili është i detyruar të respektojë liritë dhe të drejtat e të tjerëve dhe është përgjegjës për këtë.’’
Neni 204 thotë:
‘’Qytetarët janë të barabartë në të drejtat dhe obligimet, pa marrë parasysh kombësinë, racën, gjininë, gjuhën, besimin, arsimin ose pozitën shoqërore.
Të gjithë janë të barabartë para ligjit.’’
II
Zhvillimet e fundit politike në Maqedoni nxorën në pah akuza për privilegjimin e shqiptarëve. Këto vlerësime u shfaqën pas nënshkrimit të Deklaratës politike shqiptare nga ana e tre partive politike shqiptare më të mëdhaja në Maqedoni. Romët, turqit dhe boshnjakët hapur dolën kundër zyrtarizimit të plotë të gjuhës shqipe. Mirëpo, Kushtetuta e vitit 1974 ka garantuar barazi të plotë edhe për këta grupe etnike. Turqit përmenden drejtpërdrejtë në këtë Kushtetutë, ndërkaq të tjerët përmenden si grupe etnike.
Neni 221, faqe 138 thotë qartë se:
‘’Pjesëtarët e grupeve etnike që jetojnë në Republikën Socialiste të Maqedonisë janë të barabartë me popullin maqedonas dhe komëbsitë, si edhe kanë të drejta të barabarta dhe obligime.
Komunat dhe Republika sigurojnë që pjesëtarët e grupeve etnike të përfaqësohen proporcionalisht në kuvendet dhe komunat dhe në Kuvendin e RSM-së, si edhe të jenë të përfaqësuar në mënyrë të përshtatshme në organet e tyre.’’
Tutje, Neni 222 përcakton:
‘’Pjesëtarëve të grupeve etnike u garantohet e drejta që lirshëm të përdorin gjuhën e tyre, ta shprehin dhe ta zhvillojnë kulturën e tyre, si edhe ta themelohen institucione dhe organizata që do të sigurojnë realizimin e këtyre të drejtave.
Komunat dhe Republika kujdesen për zhvillimin e radios, televizionit, shtypit dhe veprimtarive kulturore të gjuhëve të grupeve etnike.
Pjesëtarët e grupeve etnike kanë të drejtë të përdorimit të flamurit të grupit etnik.’’
Edhe me këtë nen, flamuri i grupeve etnike lejohet që të përdoret./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFaton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje