LAJMI I FUNDIT:

Një këmbësor goditet nga një veturë në Fushë Kosovë, pëson lëndime të rënda

Një këmbësor goditet nga një veturë në Fushë Kosovë, pëson lëndime të rënda

Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 14:45 në Fushë Kosovë, ku të përfshirë kanë qenë një automjet me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar dhe një këmbësor mashkull kosovar.

Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda dhe është duke marrë tretman mjekësor në QKUK-së.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/