LAJMI I FUNDIT:

Një grua mbytet në bunar në Kervasari të Malishevës

Një grua mbytet në bunar në Kervasari të Malishevës

Në fshatin Kervasari të Malishevës, të enjten, rreth orës 12:30, një femër në rrethana të panjohura ka rënë në një bunar.

Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa njësiti zjarrfikës ka nxjerrë trupin e pajetë të viktimës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në këtë komunikatë. /Telegrafi/