LAJMI I FUNDIT:

Një foshnje disamuajshe në mesin e 5 të prekurve me COVID-19 në Fushë Kosovë

Një foshnje disamuajshe në mesin e 5 të prekurve me COVID-19 në Fushë Kosovë

Nga gjithsej 27 rastet e reja që mbrëmë u konfirmuar me COVID-19, prej tyre 5 janë në komunën e Fushë-Kosovës. Madje të prekur me coronavirus janë tre fëmijë, njëri disamuajsh.

Zëdhënësi i komunës së Fushë-Kosovës, Ali Topalli ka njoftuar se të gjitha këto raste janë raste kontakti me familjarët e tyre në Vushtrri.

Topalli tha se gjendja shëndetësore e të prekurve është e mirë dhe janë duke qëndruar në vetëizolim. Sipas tij, personat e prekur me COVID-19, jetojnë në Bresje por që nuk kanë paraparë të izolohet ajo zonë.


“Nga mbrëmë ne zyrtarisht jemi të informuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik për 5 raste të reja në komunën e Fushë-Kosovës, bëhet fjalë për një familje janë të gjithë anëtarë të një familje të cilët jetojnë në Fushë-Kosovë por që janë raste kontakti me familjarët e tyre nga komuna e Vushtrrisë. Në bazë të informacioneve të fundit që kemi dhe kontakteve që kemi pasur nga sot në mëngjes gjendja e tyre shëndetësore është e mirë ata vazhdojnë të jenë vetëizoluar dhe sigurisht që do jenë çdo herë të mbikëqyrur nga organet kompetente… Janë pesë anëtarë të familjes mosha e tyre bashkëshortët janë të vitit 1980 dhe 85, dhe fëmijët janë 2010, 2015 dhe 2020…Si shtab emergjent i krizës nuk e kemi paraparë që të izolohet ajo zonë atje sepse e kemi nën kontroll të plotë atë zonë e vëzhgojmë atje por që do i përcjellim rrethanat, dhe në bazë të rrethanave sigurisht edhe do marrim hapat konkret”, tha ai.

Zëdhënësi i komunës së Fushë Kosovës tha se bizneset që janë hapur në fazën e tretë si dhe bizneset që janë hapur më herët janë duke i respektuar masat e qeverisë.

“Bizneset dhe gastronomia në përgjithësi janë duke i respektuar masat ashtu siç janë paraparë me udhëzimet administrative të Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve gjegjëse. Ne jemi vazhdimisht në terren dhe po monitorojmë situatën por që aktualisht janë duke e respektuar bizneset dhe të gjitha lokalet tjera janë duke i respektuar këto masa. Jemi të kënaqur me veprimin e tyre”, deklaroi Topalli.

Duke folur për mundësinë për të ndihmuar bizneset që veprojnë në komunën e Fushë-Kosovës, Topalli deklaroi se si komunë nuk mund ta përballojnë.

“Këto probleme dhe këto çështje janë tepër të vështira të përballohen nga komuna sepse dihet buxheti i komunave, dhe dihet kapaciteti që të gjejnë zgjidhje në këtë periudhë kohore që ka qenë bukur e vështirë. Orientimi ynë sigurisht është që nga pakoja e qeverisë së Kosovës nga ministria e Financave dhe pastaj te shohim se si do jetë mundësia që t’i ofrojmë mundësinë tu ndihmojmë sa më shumë këtyre bizneseve. Kemi bërë evidentimin e këtyre bizneseve, kemi bërë listat e punëtorëve të shohim se si është gjendja e tyre përafërsisht një lloj kalkulimi se sa mund të jenë humbjet”, tha zëdhënësi i komunës së Fushë Kosovës.

Deri më tani me COVID-19 në Kosovë kanë rezultuar pozitiv 1083, të shëruar janë 843 kurse betejën me koronavirus e kanë humbur 30 persona. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori