LAJMI I FUNDIT:

Një festë e pazakontë e Vitit të Ri për Moskën: Qielli mbi kryeqytet do të “ruhet” nga 20 mijë ushtarë

Një festë e pazakontë e Vitit të Ri për Moskën: Qielli mbi kryeqytet do të “ruhet” nga 20 mijë ushtarë

Edhe pse 31 dhjetori është zakonisht një ditë kur masat e sigurisë shtohen përgjithësisht në shumë qytete të botës, për shkak të luftës në Ukrainë, zyrtarët e Moskës kanë vendosur të marrin masa shtesë sigurie.

Sipas mediave ruse, në natën e ndërrimit të viteve, Moska do të aktivizojë mbrojtjen kundërajrore dhe antiraketë dhe në të gjithë këtë proces do të përfshihen rreth 20 mijë ushtarë.

“Në total, gjatë festave të Vitit të Ri dhe fundjavave, rreth 20 mijë ushtarë të Forcave Ajrore do të jenë në detyrë luftarake për mbrojtjen ajrore”, njofoti Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, raporton skynews.


Sipas ministrisë, nga numri i përgjithshëm i personelit ushtarak që do të sigurojë Moskën dhe qiellin mbi qytet, më shumë se 1,800 ushtarë të Brigadës së Parë të Mbrojtjes Ajrore dhe Raketore për Qëllime Speciale do të shkojnë në detyrë luftarake në natën e Vitit të Ri.

“Brigada e parë kryen detyrat e mbrojtjes së kryeqytetit rus nga armët e sulmit ajror dhe raketat balistike. Personeli ushtarak do të shërbejë gjatë fundjavës në njësitë e mbrojtjes ajrore, në stacionet e radarëve dhe postet komanduese”, konfirmoi policia.

Këtë vit, ndryshe nga ato të mëparshmet, në Moskë gjatë festave të Vitit të Ri nuk priten ngjarje masive dhe fishekzjarre.

Në periudhën prej 18 orësh nga 31 dhjetori deri më 1 janar, qasja e qytetarëve në Sheshin e Kuq si dhe në Sheshin e Revolucionit në kryeqytetin e Rusisë do të kufizohet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kina paralajmëron studentët se 'gratë e bukura dhe djemtë e pashëm' mund t'i joshin ata të spiunojnë

Kina paralajmëron studentët se 'gratë e bukura dhe djemtë e pashëm' mund t'i joshin ata të spiunojnë

Azia
Të gjitha objektivat për operacionin në Kursk të Rusisë po realizohen - thotë Zelensky

Të gjitha objektivat për operacionin në Kursk të Rusisë po realizohen - thotë Zelensky

Botë
Erdogan thotë se Turqia dëshiron lidhje më të thella me Egjiptin për gazin natyror dhe energjinë bërthamore

Erdogan thotë se Turqia dëshiron lidhje më të thella me Egjiptin për gazin natyror dhe energjinë bërthamore

Turqia
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

Evropa
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Evropa
Për shkak të thatësirës në Greqi, pas 30 vitesh rishfaqet fshati në një liqen artificial

Për shkak të thatësirës në Greqi, pas 30 vitesh rishfaqet fshati në një liqen artificial

Botë
Kalo në kategori