LAJMI I FUNDIT:

Një burrë hodhi shishe me benzinë në qendrën e Forcave Kufitare britanike dhe më pas kreu vetëvrasje

Një burrë hodhi shishe me benzinë në qendrën e Forcave Kufitare britanike dhe më pas kreu vetëvrasje

Një burrë hodhi shishe me benzinë të bashkangjitur me fishekzjarre në një qendër të emigrantëve në portin jugor anglez të Dover dhe më pas vrau veten.

Sulmuesi, një burrë i bardhë, erdhi në qendër me një automjet sportiv të bardhë SEAT. Ai doli dhe hodhi tre shishe me benzinë, njëra prej të cilave nuk shpërtheu, raporton reuters.

Më pas shkoi me veturë në një pikë karburanti aty pranë, lidhi një lak të improvizuar rreth qafës së tij dhe kreu vetëvrasje.


“Oficerët konstatuan se dy deri në tre pajisje ndezëse ishin hedhur në një ambient të imigracionit të Home Office”, njoftoi Policia e Kent.

Videoja e postuar në mediat sociale nga një gazetar i GB News tregoi stafin duke shuar një zjarr të vogël në murin e jashtëm të qendrës.

Sulmi vjen në mes të një debati politik shumë të ngarkuar për imigracionin në Britani të Madhe.

Numri i njerëzve që tentonin kalimin e rrezikshëm mbi Kanalin për të hyrë në Britani është rritur ndjeshëm. Qeveria po përballet me kritika nga disa anë se kontrollet kufitare janë shumë të dobëta, ndërsa organizatat bamirëse dhe grupet e të drejtave të njeriut thonë se azilkërkuesit po trajtohen në mënyrë çnjerëzore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë

Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë

Botë
NATO teston aftësinë e saj

NATO teston aftësinë e saj "për t'u vendosur me shpejtësi në të gjithë Evropën Lindore" - pa ndihmën e SHBA-së

Botë
Njeriu që ishte kundër vaksinave të coronavirusit, Senati e voton për Sekretar të Shëndetit

Njeriu që ishte kundër vaksinave të coronavirusit, Senati e voton për Sekretar të Shëndetit

Amerika
Forcat ukrainase shkatërrojnë tankun dhe sistemet artilerike ruse – pamje nga aksioni

Forcat ukrainase shkatërrojnë tankun dhe sistemet artilerike ruse – pamje nga aksioni

Evropa
Incidenti në Mynih të Gjermanisë me të paktën 28 të lënduar - i dyshuari është një azilkërkues afgan, momenti i arrestimit të tij

Incidenti në Mynih të Gjermanisë me të paktën 28 të lënduar - i dyshuari është një azilkërkues afgan, momenti i arrestimit të tij

Evropa
Ukraina do të marrë pjesë në negociata, thotë zëdhënësi i Kremlinit

Ukraina do të marrë pjesë në negociata, thotë zëdhënësi i Kremlinit

Botë
Kalo në kategori