LAJMI I FUNDIT:

Një i arrestuar, publikoi video incizime të ish të dashurës

Një i arrestuar, publikoi video incizime të ish të dashurës

Policia e Kosovës bëri të ditur se ka arrestuar një person, pasi i njëjti ka publikuar në rrjete sociale disa fotografi dhe video incizime të ish të dashurës së tij.

Rasti ka ndodhur më 5 mars në  Prishtinë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull/k, nën dyshimin se i njëjti ka publikuar në rrjete sociale disa fotografi dhe video incizime të ish të dashurës së tij viktimës femër K-Shqiptare”, thuhet në njoftim.


Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/