LAJMI I FUNDIT:

Një i arrestuar për ‘posedim të paautorizuar të armës’

Një i arrestuar për ‘posedim të paautorizuar të armës’

Në orët e mbrëmjes të 14 marsit, Policia e Kosovës në Vushtrri i është përgjigjur një informacioni të dhënë nga qytetarët për të shtëna me armë zjarri.

Sipas informacionit të dhënë rreth orës 21:05 thuhej se në zonën e fshatit Pantinë dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri. Njësitë sektoriale dhe reaguese, në kuadër të stacionit policor Vushtrri, fillimisht kanë bërë lokalizimin dhe identifikimin e vendit të ngjarjes, përkatësisht zonës nga ku ishin dëgjuar të shtënat.

Mbi bazën e informacionit fillestar, Policia ka identifikuar shtëpinë nga ku dyshohej se ishte shtënë me armë zjarri, ku njëkohësisht është identifikuar dhe kontaktuar i dyshuari N. Sh., 40 vjeçar.


Në këtë lokacion është konfiskuar një armë, pushkë automatike AK-47 cal 7.62mm si dhe një karikator me 28 fishekë, në cilësi të provave materiale.

Po ashtu është arrestuar i dyshuari N. Sh., 40 vjeçar, i cili dyshohet se ka përdorur armën, ku pas procedurave intervistuese, nga prokurori i Shtetit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po hetohet për vepër penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës’. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori