LAJMI I FUNDIT:

Një 55-vjeçar nga Kosova plagoset rëndë pasi një i panjohur qëlloi me armë disa herë në drejtim të makinës së tij në një rrugë të Berlinit

Një 55-vjeçar nga Kosova plagoset rëndë pasi një i panjohur qëlloi me armë disa herë në drejtim të makinës së tij në një rrugë të Berlinit

Në Friedrichsfelde, lokacion i vendosur në periferinë lindore të Berlinit të Gjermanisë, një i panjohur ka qëlluar me armë në drejtim të një veture Audi.

Sipas mediave gjermane, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur rreth orës 13:30 të së mërkurës pasdite.

Aty, siç bëhet e ditur më tej, në rrugën Dolgenseestrasse janë dëgjuar disa të shtëna nga ku një i panjohur hapi zjarr ndaj një veture Audi.


Burri ka qëlluar disa herë në drejtim të automjetit, duke qëlluar shoferin 55-vjeçar.

Sipas informacioneve të mediave gjermane, ai ka marrë një plumb në shpatull.

Shoferi i plagosur rëndë u trajtua nga ekipet e shpëtimit dhe u dërgua në spital.

Po sipas policisë, i plagosuri është shqiptar nga Kosova.

Siç raportohet më tej, në automjet nuk kishte persona të tjerë ndërkohë që autori ka mundur të largohet në drejtim të panjohur.

Për shkak të dyshimit për një “tentimvrasje”, hetimin e mori një komision i vrasjeve dhe sipas policisë nuk ka prova për ndonjë konflikt të “klaneve kriminale”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori