LAJMI I FUNDIT:

Nivel i dobët artistik i filmave

Nivel i dobët artistik i filmave

Në natën e dytë të festivalit të filmit të shkurtër artistik "Nine Eleven", janë shfaqur trembëdhjetë filma të shkurtër artistik dhe të animuar, të autorëve nga Prishtina dhe Tirana. Kritikë të filmit thonë se filmat që ka sjell sivjet "Nine Eleven", nuk kanë ndonjë vlerë lartë artistike. Një gjë të tillë ata e arsyetojnë me mungesën e buxhetit për kinematografi në Kosovë.

Niveli artistik i filmave të shkurtër artistik të cilët ka sjell sivjet festivali "Nine Eleven" nuk është shumë i kënaqshëm. Disa nga filmat të cilët janë shfaqur në natën e dytë të këtij festivali, nuk kanë merituar të jenë në program, për shkak të nivelit jo të lartë artistik. Ndonëse i vetëdijshëm për këtë nivel, drejtori i festivalit Blerim Gjoci, thotë se kriteret e festivalit janë "shkurt e shqip" dhe asgjë më shumë.

Dramaturgu Arian Krasniqi, i cili ka qenë në mesin e seleksionuesve për përzgjedhjen e skenarëve të edicionit të gjashtë të "Nine Eleven", thotë se, ata skenarë që kanë marrë driten jeshile për t’u bërë film, janë dëmtuar gjatë realizmit.

Anëtari i jurisë së festivalit "Nine Eleven", regjisori Esat Brajshori, nuk është shumë i kënaqur me filmat që kanë sjell sivjet autorët kosovarë. Ide të mira ka, por kineastët në Kosovë akoma i kanë duart e lidhura, thotë Brajshori.


Në natën e dytë të "Nine Eleven" janë shfaqur dhjetë filma të regjisorëve nga Prishtina dhe tre nga Tirana. Ndërkaq në natën e tretë dhe të fundit do të shfaqen dymbëdhjetë filma të shkurtër artistik. "Nine Eleven" do të përfundojë të premten në mbrëmje me ndarjen e çmimeve. Kjo ceremoni do të zhvillohet në Teatrin Kombëtar të Kosovës. /rtv21/

Në trend Kultura

Më shumë
Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

A mundet roboti të rikrijojë atmosferën e kryeveprës së Leonardo da Vincit?

A mundet roboti të rikrijojë atmosferën e kryeveprës së Leonardo da Vincit?

Who is Who

Who is Who

Ku guri bëhet akoma më i gurtë

Ku guri bëhet akoma më i gurtë

KËNGË

KËNGË

Poezi
Reportazh nga rajoni i Vlorës

Reportazh nga rajoni i Vlorës

Kalo në kategori