LAJMI I FUNDIT:

Nismë globale e BE-së, kërkime mbi vaksinën e COVID-19

Nismë globale e BE-së, kërkime mbi vaksinën e COVID-19

Bota kundër COVID-19, me iniciativë të komisionit të BE-së, Italia, Franca, Gjermania dhe Norvegjia, bashkë me Këshillin Evropian, kanë prezantuar një plan bashkëpunimi global për kërkimet mbi një vaksinë kundër COVID-19.

Iniciativa e cilësuar nga mediet si ekskluzive për Italinë dhe do të kulmojë më 4 maj, në një konferencë donatorësh që synon të mbledhë të paktën 7.5 miliardë euro. Teksti është nënshkruar nga kryeministri italian Giuseppe Conte, presidenti francez, kancelaria gjermane, presidenti i Këshillit Evropian Carls Michel dhe kryeministrja norvegjeze Ern Solberg si edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Ky është detyrimi i gjeneratës sonë”, thuhet në letër, “e dimë se mund t’ia dalim mbanë: të mbështesim së bashku shkencën dhe solidaritetin sot, të hedhim bazat për një unitet më të madh nesër. Luhet shumë në këtë lojë, për të gjithë.


Askush nuk është imun. Askush nuk do ta mundë virusin i vetëm dhe askush nuk do të jetë i sigurt deri sa të jemi të gjithë të tillë, në çdo vend. Duhet të bashkojmë mendjet më brilante dhe të përgatitura në botë për të gjetur vaksinat dhe terapitë e nevojshme për të rikthyer shëndetin në planet”.

Më 4 maj, në konferencën e donatorëve të paralajmëruar, synohet të mblidhet një shumë fillestare prej 7.5 miliardë eurosh, për të sheshuar kështu mungesën e financimeve në këtë drejtim. Cdo euro e mbledhur, sigurojnë liderët e BE-së, do të shfrytëzohet përmes organizatave shëndetësore botërore. Terapitë dhe vaksinat do të ndihmojnë botën të kapërcejë pandeminë.

Nëse do të mund t’ia dalim të prodhojmë një vaksinë nga bota për botën, ajo do të jetë një e mirë publike globale. Bashkë me partnerët tanë do ta bëjmë atë të disponueshme dhe të aksesueshme për të gjithë – thuhet në letrën e liderëve evropianë. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Amerika
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Kalo në kategori