Është e padiskutueshme që krimet e shtetit të Serbisë gjatë luftës në Kosovë duhet të trajtohen në mënyrë gjithëpërfshirëse, por iniciativat e fundit në këtë drejtim, të institucioneve dhe drejtuesve institucional të Kosovës, janë të vonuara, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike dhe të çështjeve juridike penale.
Me 6 maj, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka nisur edhe formalisht procedurat për iniciativën për formimin e Tribunalit Ndërkombëtar për krimet që Serbia ka kryer gjatë luftës në Kosovë. Ndërkaq, një ditë më vonë, më 7 maj, Komisioni parlamentar ‘ad-hoc’ për hartimin e Projekt-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë, ka miratuar një draft-rezolutë.
Profesori i të Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu, thotë për Radion Evropa e Lirë se nismat e tilla i sheh të vonuara, ndërkohë që sipas tij, institucionet dhe Qeveria e Kosovës në të gjitha mandatet e deritashme, nuk u janë qasur problemeve bazike që kanë të bëjnë me çështjen e krimeve të shtetit të Serbisë gjatë luftës në Kosovë.
“Është jo vetëm e vonuar, por jashtëzakonisht shumë e vonuar. Kjo nismë është dashur të jetë pas luftës, eventualisht 1 vjet ose 2 vjet pas luftës, që i bie të jetë në vitin 2001 dhe 2002. Ne, shqiptarët, duhet të vetëdijesohemi që punët tona duhet vet t’i kryejmë”.
“Kanë kaluar 20 vjet dhe ne ende nuk e kemi regjistrin unik, në nivel të Kosovës, për të gjithë personat e vrarë, për objektet e shkatërruara, për dëmet, për numrin e femrave të dhunuara, të cilin besoj që kurrë nuk do ta kemi numri i saktë i dhunimeve kurrë nuk mund të caktohet”, theksoi Salihu.
Artan Muhaxhiri, analist i çështjeve politike, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se lidhur me idenë e kryetarit të Kuvendit, Veselit, për një Tribunal ndërkombëtar për krimet e Serbisë në Kosovë, ende mbetet e paqartë se si do të bëhet bashkërendimi i Kosovës me institucionet ndërkombëtare, përfshirë edhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe faktorët vendimmarrës. Pa përkrahjen e harmonizuar të faktorëve global, sipas tij, ideja për tribunalin nuk mund të realizohet.
“Çdo kush që e ndërmerr këtë iniciativë, duhet ta ketë parasysh edhe mundësinë e dështimit. Pra, në asnjë mënyrë nuk guxohet që kjo të bëhet me një ‘yrysh’, me një lloj entuziazmi të pabazuar dhe me një lloj populizmi, sepse nëse dështon, atëherë do të jetë një zhgënjim jashtëzakonisht i madh për të gjitha familjet e viktimave dhe do ta dëmtojë në mënyrë të pariparueshme çështjen e krimeve serbe në Kosovë dhe gjetjen e drejtësisë për të gjithë ata që kanë pësuar nga këto krime”, theksoi Muhaxhiri.
Ai ka shtuar se deri më tash tema e krimeve të luftës së Serbisë në Kosovë, është injoruar në nivelin e brendshëm, por edhe në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Nismat e fundit, siç thotë ai, janë komplekse, për shkak se kanë të bëjnë me aspektin emocional dhe politik. Siç thotë Muhaxhiri, është duke u krijuar përshtypja se këto nisma po ndodhin me qëllim të kompensimit të mungesës së angazhimit të deritashëm nga ana e institucioneve të Kosovës.
Për më shumë, sipas tij, marrë parasysh që tash e 20 vjet nuk është ngritur çështja e krimeve të Serbisë në Kosovë, ideja për themelimin e Tribunalit për krimet e Serbisë në Kosovë, mund të shihet edhe si tentim për krijimin e një kundërpeshe karshi Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, që njihen si Gjykata speciale për krimet e luftës në Kosovë, e cila do t’i trajtojë krimet e pretenduara se janë bërë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, pretendime të cilat janë ngritur nga Dick Marty në Raportin e tij për Parlamentin Evropian.
“Edhe pse mund të mendohet si një kundërpeshë ndaj Gjykatës Speciale, iniciativa aktuale e politikanëve kosovarë nuk mund ta ketë rëndësinë që e kanë pasur akuzat e Dick Marty-t, sepse ato janë bërë si pjesë e një zinxhiri shumë të rëndësishëm institucional ndërkombëtar. Pra, një kundërpeshë e Gjykatës Speciale mund të bëhet vetëm nëse me rrugë të njëjtë, me metodologji të njëjtë dhe me miratim të njëjtë të faktorëve ndërkombëtar, krijohet një gjykatë për krimet serbe në Kosovë”, tha Muhaxhiri.
Sidoqoftë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka theksuar përkushtimin e institucioneve për angazhim gjithëpërfshirës, në mënyrë që të bëhet i pashmangshëm themelimin e Tribunalit për krimet e Serbisë në Kosovë. Ai ka theksuar se Kosova “nuk pranon heshtje dhe nuk pranon as mohim” dhe se “Serbia do të përgjigjet” për viktimat që ka shkaktuar. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite