LAJMI I FUNDIT:

Niset në shëtitje me djalin – gjen bashkëshortin duke u martuar

Niset në shëtitje me djalin – gjen bashkëshortin duke u martuar

Një kurorëzim në Kamboxhia është kthyer në një makth të vërtetë, kur rastësisht ka kaluar atypari gruaja e dhëndrit.

30-vjeçarja, Sung So Lip, ishte duke shëtitur me djalin e saj njëvjeçar, kur rastësisht është ndeshur me burrin e saj, i cili gjoja kishte shkuar “në udhëtim zyrtar”. Bashkëshorti i saj në fakt ishte dhëndri, i cili së bashku me nusen ( e re), po priste mysafirët para një restoranti.

"Gruaja e parë ka bërë potere të madhe pas bisedës me dhëndrin", ka thënë njëri nga kamerierët e restorantit.

Pasi që policia ka refuzuar të intervenojë, duke pohuar se bëhet fjalë për problem privat dhe familjar, festa e martesës ka vazhduar.


Në Kamboxhia, tradhtia dhe bigamia konsiderohen vepra penale, të cilat me veti bartin edhe dënimin me burg. Gruaja e nervozuar, megjithatë, do të duhet që zyrtarisht të paraqes ankesë për tradhtinë e burrit të saj – që të mund të ndiqet në mënyrë ligjore.