LAJMI I FUNDIT:

Nis takimi në mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel

Nis takimi në mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel

Në Bruksel tashmë ka nisur takimi trelateral në mes të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në praninë e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian.

Siç mëson Telegrafi takimi ka filluar në orën 11:00 siç edhe është paraparë me agjendë dhe i njëjti pritet të përfundojë në orën 16:00.

Në këtë takim pritet të diskutohet për implementimin e marrëveshjeve të arritura përmes dialogut siç është Liria e Lëvizjes dhe në veçanti ajo e tabelave të veturave, provizionet e tabelave, dhe Drejtësia.


Kryesuesi i delegacionit të Kosovës, Avni Arifi, ditë më parë ka thënë se nuk do të ketë marrëveshje të reja në mes Prishtinës dhe Beogradit, pa u implementuar në tërësi marrëveshjet e arritura më parë. /Telegrafi/