LAJMI I FUNDIT:

Nis përplasja mes Vetëvendosjes dhe ish-anëtarëve të saj në komunën e Prishtinës

Nis përplasja mes Vetëvendosjes dhe ish-anëtarëve të saj në komunën e Prishtinës

Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, ka akuzuar drejtorin e Drejtorisë së Pronës në Komunën e Prishtinës, Dren Kukaj, se ai së bashku me një grup individësh po bëjnë një sulm ndaj Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB), me synimin për ta larguar drejtuesin e ligjshëm, Nexhat Kryeziun.

Në mënyrë të jashtëligjshme Dren Kukaj në datë 26.03.18 e ka thirrur një mbledhje të aksionarëve të Ndërmarrjes Publike Banesore, duke i bërë disa shkelje procedurale dhe duke e thirrur mbledhjen në zyrën e vet, në vend se ta thërriste në NPB. Në atë mbledhje ai vetë nuk mori pjesë dhe mbledhja u anulua, thuhet në reagim.

Sipas Grupit të asamblistëve të VV, Kukaj ka vazhduar me shkeljet e ligjit, pasi bashkë me aksionarin tjetër, Qëndrim Sahitin, kanë dërguar në NPB një vendim që e kanë marrë vetë, pa thirrur asnjë mbledhje.


Sipas atij vendimi nr.14-020/01-71674/18 të datës 26.03.2018, dy aksionarët e Ndërmarrjes Publike Banesore, Dren Kukaj dhe Qëndrim Sahiti kanë caktuar 4 anëtarë të përkohshëm të Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Banesore Sh.a Prishtinë, thuhet më tej në komunikatë.

Për më tepër, VV thotë se po të njëjtin vendim ata e urdhërojnë këtë bord me anëtarë të jashtëligjshëm të përpilojnë një përmbledhje të gjendjes së NPB, ndërsa sipas Statutit të NPB  Prishtinë, pika 26.4, çdo takim i Bordit të Drejtorëve me stafin administrativ të ndërmarrjes është në kundërshtim me parimet e qeverisjes korporatave.

Ky vendim, sipas asamblistëve të VV-së, është i kundërligjshëm dhe i pa zbatueshëm, pasi sipas ligjit aktual, Komisioni Komunal i Aksionarëve për Ndërmarrjet Publike Lokale nuk ka të drejtë të emërojë me mandat të përkohshëm anëtarët e Bordit të Drejtorëve.

“Të gjitha këto shkelje kulmuan në datën 30 mars 2018, kur në NPB, individi i quajtur Anita Shabani solli në NPB një vendim për emërimin e një kryeshefi të ri, vendim i lëshuar nga ky bord i paligjshëm. Menaxhmenti i NPB nuk e ka pranuar këtë dokument të jashtëligjshëm, dhe e ka udhëzuar Shabani të largohet nga ambientet e NPB. Më pas kanë ardhur bashkëshorti i Anita Shabanit, Ilir Cacaj, dhe vëllai i saj i cili punon në policinë e Kosovës, të cilët kanë kërcënuar se do të hyjnë dhunshëm në ambientet e NPB dhe do të ushtrojnë forcë mbi kryeshefin aktual Nexhat Kryeziu. Por ata nuk janë lejuar prej punonjësve të NPB të hyjnë aty. Më pas ata kanë shkuar në policinë e Kosovës ku kanë denoncuar z. Nexhat Kryeziu me akuza të rrejshme, kinse është sjellë keq me Shabani. Pas shoqërimit në polici u vërtetua se këto akuza ishin të rrejshme, për më tepër në ambientet e NPB ka kamera të brendshme që vërtetojnë gjith çka. Bashkëshorti i znj. Shabani dhe vëllai i saj vazhdimisht i janë kanosur z. Kryeziu edhe brenda në ambientet e policisë”, thuhet në komunikatën e grupit të asamblistëve të VV-së në Prishtinë.

Lëvizja Vetëvendosje bën me dije se vazhdon ta mbështesë Nexhat Kryeziu dhe menaxhmentin e NPB-së, dhe do ta ndjekë këtë punë ligjërisht, që të mos e lejojë, siç thuhet, ri-kapjen e NPB-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kalo në kategori