LAJMI I FUNDIT:

Nis në Ferizaj seria e seminareve për pakon e re fiskale

Nis në Ferizaj seria e seminareve për pakon e re fiskale

Administrata Tatimore e Kosovës nis sot serinë e seminareve me tatimpaguesit lidhur me zbatimin e pakos së re fiskale, respektivisht ligjeve për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Tatimin në të Ardhura Personale, Tatimin në të Ardhura të Korporatave dhe për Faljen e Borxheve Publike.

Seminari i parë mbahet sot në Ferizaj, në Kuvendin Komunal, me fillim në orën 10:00, ndërsa deri në fund të muajit do të vazhdohet me seminare në Gjilan (14 shtator), Prizren (15 shtator), Gjakovë (16 shtator), Prishtinë (17 shtator), Pejë (28 shtator) dhe në Mitrovicë (më 29 shtator).

Në këto seminare ATK fton të marrin pjesë tatimpaguesit (organizata biznesi, OJQ apo përfaqësues të tyre), përfaqësues të njësive të përhershme, kontabilistë dhe qytetarë të interesuar.