LAJMI I FUNDIT:

Nis festivali “Nine Eleven”

Nis festivali “Nine Eleven”

Sonte në Prishtinë zyrtarisht hap siparin festivali i filmit të shkurtër artistik "Nine Eleven".

Ky festival tradicional sivjet vjen me disa risi, duke përfshirë këtu numrin më të madh të filmave në program.

"Nine Eleven" sivjet do të jap një çmim më shumë se në edicionet e kaluara. Por , ka ankesa se këtij festivali sivjet i mungon ndihma institucionale.

Ky edicion i këtij festivali i cili për gjashtë vjet me radhë organizohet në përkujtim të viktimave që pësuan në sulmet terroriste me 11 shtator në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të sjell më shumë filma se viteve të kaluara.


Në programin e edicionit të sivjetmë të "Nine Eleven" sivjet do të konkurrojnë gjithsej 28 filma të shkurtër artistikë dhe të animuar, tetë prej tyre të financuar nga festivali. Ndërkaq, për herë të parë ky festival tradicional nuk ka arritur të marrë përkrahje institucionale.

"Nine Eleven" do të fillojë sonte në Teatrin Kombëtar të Kosovës, ndërsa do të vazhdojë të mbahet deri më 11 shtator, kur edhe do të ndahen çmimet e festivalit.

Përveç çmimeve tradicionale që ndanë ky festival, si: interpretimi më i mirë, kamera më e mirë, montazhi më i mirë, regjia më e mirë, skenari më i mirë dhe filmi më i mirë, listës së çmimeve sivjet i është shtuar edhe çmimi për muzikën më të mirë origjinale të filmit.

Mysafirë i edicionit të sivjetmë të "Nine Eleven" do të jetë aktori shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Xhim Biberaj. /rtv21/

Në trend Kultura

Më shumë
Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

A mundet roboti të rikrijojë atmosferën e kryeveprës së Leonardo da Vincit?

A mundet roboti të rikrijojë atmosferën e kryeveprës së Leonardo da Vincit?

Who is Who

Who is Who

Ku guri bëhet akoma më i gurtë

Ku guri bëhet akoma më i gurtë

KËNGË

KËNGË

Poezi
Reportazh nga rajoni i Vlorës

Reportazh nga rajoni i Vlorës

Kalo në kategori