LAJMI I FUNDIT:

Ngritet padi penale kundër Koce Trajanovskit

Ngritet padi penale kundër Koce Trajanovskit

Sektori për Punë të Brendshme Shkup ka ngritur padi penale kundër ish-kryetarit të Bashkisë së Shkupit, Koce Trajanovskit për dyshimin se ka kryer vepër penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave”.

“SPB Shkup-Njësia për krim ekonomik dhe kompjuterik ka ngritur padi penale kundër K.T. (63), N.I. (65), V.Gj. (53) dhe B.T. (67), të gjithë nga Shkupi, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave, e dënuar me nenin 353 të Kodit Penal”, deklarojnë nga MPB, përcjell Telegrafi Maqedoni.

K.T. si kryetar i Bashkisë së Shkupit, gjatë muajit dhjetor 2014 ka sjell vendim për hapjen e konkursit publik për përzgjedhjen e drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimet”-Shkup. Për zbatimin e procedurës është emëruar N.I. kryetar i Komisionit për kryerjen e procedurës përzgjedhëse, ndërsa V.Gj si udhëheqësi i repartit për resurse njerëzore në Bashkinë e Shkupit dhe B.T. udhëheqës në sektorin për çështje ligjore.


Kryetari dhe anëtarët e Komisionit nuk kanë bërë verifikimin e kompletimit dhe vlefshmërisë së dokumenteve të cilët janë paraqitur në konkurs. Nga 11 kandidatë e paraqitur për drejtorë është zgjedhur A.A. i cili nuk ka pasur dokumentacion të kompletuar, gjegjësisht diploma e fakultetit që e ka kryer në New York nuk ka qenë e nostrifikuar. Një vendim të tillë ata e kanë dorëzuar deri tek K.T. i cili gjithashtu nuk ka kryer kontroll dhe ka miratuar vendim për përzgjedhjen e A.A. për drejtor të NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimet”-Shkup” thonë nga MPB.

Pas përzgjedhjes së drejtorit, Sindikata e punëtorëve hotelierik, turizëm dhe mbrojtjen e shoqërisë, deri tek Ministria për Punë dhe Politikë Sociale ka dorëzuar ankesë për mënyrën e zgjedhjes së drejtorit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori