LAJMI I FUNDIT:

Ngjyrosën delet kuq e zi

Ngjyrosën delet kuq e zi

Dyshja e aktorëve komikë nga Britania, Ant dhe Dec, u kritikuan ashpër nga aktivistët e mbrojtjes së të drejtave të kafshëve pasi ngjyrosën delet kuq e zi për nevojat e shout të tyre më të ri televiziv.

Kalimtarët e rastit panë me habi delet e ngjyrosura në Roundhay Park në Leeds, ku dyshja po xhiron emisionin e tij të ri në ITV me titull “Kuq ose zi”. Aktorët morën me qira një kope të vogël delesh dhe i ngjyrosën.

Aktivistët e mbrojtjes së kafshëve thonë se ngjyrosja streson dhe frikëson kafshët, sidomos duke përmendur se ngjyrat përmbajnë materie kimike të dëmshme.

Por producentët e emisionit thonë se delet janë ngjyrosur me ngjyrë të padëmshme duke shtuar se asgjë nuk do të dëmtohen “vetëm pse kanë ndryshuar pak ngjyrën”. /Telegrafi/