LAJMI I FUNDIT:

Ngjitja në Everest mund të jetë edhe e rrezikshme – CNN dhe WP sjellin rrëfimet e alpinistëve, përfshirë edhe dy shqiptarëve nga Kosova (Foto/Video)

Ngjitja në Everest mund të jetë edhe e rrezikshme – CNN dhe WP sjellin rrëfimet e alpinistëve, përfshirë edhe dy shqiptarëve nga Kosova (Foto/Video)

Dy mediumet e famshme botërore, The Washington Post dhe CNN, i kanë kushtuar nga një shkrim të veçantë rrugëtimit drejt majës më të lartë në botë, në malin Everest, veçanërisht rrezikut me të cilin po ballafaqohen alpinistët gjatë këtij rrugëtimi.

Kështu, sipas këtyre mediave, përcjell Telegrafi, një rrugëtim i tillë, përveçse argëtues është edhe i rrezikshëm.


Kjo mund të ndodh, siç vlerësohet tutje, nëse gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet.

Në këtë drejtim, The Washington Post, ka shkruar rreth Chatur Tamang, njeriut i cili ishte në rrugën e tij për në majën e botës kur ai u përball me një turmë njerëzish.

Përpara tij, në ngjitjen e fundit në malin Everest, ai pa më shumë se 100 njerëz të vendosur së bashku në kreshtën e ngushtë në një vend aq të lartë sa që njihet si “zona e vdekjes”, ku trupi i njeriut ka probleme në funksionim.

Disa nga ata që zbritën nga maja u lutën me dëshpërim tek ata që u ngjitën për të liruar rrugën që ata të kalonin pasi që kishin mbaruar nga oksigjeni.

“Kjo më krijoi të dridhura përgjatë shpinës”, ka thënë Tamang, 45 vjeç, një udhërrëfyes alpinist i cili jeton në Rusi.

Madje, ai ka frikë se nëse nuk merren masa, turma vitin e ardhshëm mund të jetë më keq, me pasoja potencialisht fatale.

Ndryshe, shkruan The Washington Post, të paktën 11 vetë vdiqën duke u përpjekur për të arritur në majën e malit më të lartë të botës këtë vit, sezonin më vdekjeprurës të ngjitjes në majë në katër vjet.

Mrika dhe Arianit Nikçi përfundojnë me sukses ekspeditën 'Everest 2019', bëjnë ngjitjen historike në majën më të lartë në botë
Lexo po ashtu Mrika dhe Arianit Nikçi përfundojnë me sukses ekspeditën 'Everest 2019', bëjnë ngjitjen historike në majën më të lartë në botë

Një faktor që kontribuon në numrin e këtij viti duket se ka qenë turma, pasi shumë njerëz u përpoqën të ngjiten në një hapësirë të shkurtër të motit të mirë, duke prodhuar vonesa që bënin që alpinistët të kalonin kohë në lartësinë vdekjeprurëse.

Dhe tani zyrtarët në Nepal po rishikojnë nëse do të ndryshojnë mënyrën se si funksionon Everesti.

Dhjetëra alpinistë drejt majës së malit Everest. (AFP / Getty)

Disa ekspertë thonë se qeveria duhet të zgjasë sezonin e ngjitjes në majë apo të zbatojë kërkesa të caktuara për alpinistët, një numër i cilëve u mungojnë eksperienca ose të nënshkruajnë me kompanitë që ofrojnë ekspedita me çmim të volitshëm.

The Washington Post, gjithashtu ka folur edhe me Nirmal Purja, një alpinist që po përpiqet të arrijë 14 majat në mbarë botën brenda shtatë muajve.

Ai ishte në rrugën e tij nga maja në Everest kur vendosi të ndalonte dhe fotografonte skenën pas tij.

Ishte jashtëzakonisht ftohtë, tha ai, dhe ishte jashtëzakonisht e mbushur me njerëz.

“Kam parë shumë njerëz edhe më parë, por jo kaq”, ka thënë njeriu i cili ka arritur në majën e Everestit katër herë, përcjell Telegrafi.

Purja është ndër ata që besojnë se zgjidhja është zgjatja e sezonit tradicional të ngjitjes në Everest për të “shpërndarë” alpinistët që përpiqen të arrijnë majën.

Raportohet se Qeveria e Nepalit i dha 381 leje për t’u ngjitur në mal këtë vit, një rekord. Kjo llogaritet së paku sa dyfishi i atij numrit të njerëzve që ishin atje, pasi në këto të dhëna nuk përfshihen guidat.

Për shkak të turmave, disa alpinistë morën më shumë kohë se normale për të bërë rrugën e tyre në mal.

Njëri prej tyre ishte Nihal Bhagwan, një 27 vjeçar indian i cili vdiq nga dehidrimi, lodhja dhe sëmundja e lartësisë, (AMS – efekti negativ shëndetësor i lartësisë së lartë, shkaktuar nga ekspozimi i shpejtë në sasi të vogla të oksigjenit në lartësi të lartë), ka thënë Keshav Paudel i Peak Promotions, kompania e ekspeditës që drejtoi udhëtimin e Bhagwan.

Megjithatë, “Qeveria nuk mund tu thotë thjesht jo, turistëve që vijnë për të kërkuar leje”, ka thënë Meera Acharya, drejtore e Departamentit të Turizmit me përgjegjësi për alpinizëm. “Personalisht, mendoj se nuk ka të bëjë me numrin e lejeve, sa me llojin e alpinistëve të cilëve ua japim lejet”.

Pas përfundimit të ekspeditave të këtij viti, Acharya tha, se zyrtarët do të analizonin të dhënat dhe do të përcaktojnë se si të ecin përpara.

“Mali është për çdo qenie njerëzore”, mendon alpinisti Purja. Por kjo gjë, sipas tij, duhet të menaxhohet siç duhet.

Kameramani i CNN, Rajesh Mishra, shihet me maskë oksigjeni.

Lidhur me këtë çështje, një shkrim ka bërë edhe mediumi prestigjioz CNN, i cili si protagonistë ka marrë dy alpinistët shqiptarë nga Kosova, Mrikë dhe Arianit Nikçi.

Dhe siç ka shkruar ky medium, shtatëmbëdhjetë-vjeçarja Mrika Nikqa dhe babai i saj Arindi, nga Kosova, thonë se ata vendosën të prisnin për pak më vonë, për shkak të turmave të mëparshme.

(Foto: Facebook/Climbing The Seven Summits/SHBA Gjeravica Peje 1928)

“Babai i saj është krenar, përkrahës i ëndrrës së vajzës së tij: Ajo synon të jetë personi më i ri për të përfunduar atë që njihet si “shtatë nga shtatë” – duke u ngjitur në shtatë majat më të larta në të gjitha shtatë kontinentet – para se të mbushë 18. Por ishte një udhëtim jo pa shqetësime”, ka thënë i ati, shkruan CNN.

“Ne pamë trupa të vdekur gjatë rrugës. Mendoj se ndoshta kjo mund të reflektojë negativisht në të – ajo është vetëm 17 vjeçe – por jo, ajo e kaloi këtë”, citohet të ketë thënë Arindi.

“E dini çfarë, kur vendosni të vini dhe ngjiteni në Everest, ju përgatiteni se do të shihni edhe kufoma”, ka shtuar Mrika. “Ndoshta diçka mund të ndodhë me ty, me babanë tënd, ose me këdo që je duke u ngjitur, kështu që ti përgatitesh, ti sheh një trup të vdekur dhe është sikur, ‘është në rregull, ai ka shkuar, unë nuk dua të jem si ai, unë duhet të vazhdoj’”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

“Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Botë
Ministri ekstremist izraelit e përshkruan me një fjalë sulmin e Izraelit ndaj Iranit

Ministri ekstremist izraelit e përshkruan me një fjalë sulmin e Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli sulmon Iranin me raketa

Izraeli sulmon Iranin me raketa

Azia
Rreziku për luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme më i madh se kurrë, paralajmëron mediumi britanik

Rreziku për luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme më i madh se kurrë, paralajmëron mediumi britanik

Botë
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Pamjet e para nga sulmi izraelit drejt Iranit

Pamjet e para nga sulmi izraelit drejt Iranit

Azia
Kalo në kategori