LAJMI I FUNDIT:

Mrika dhe Arianit Nikçi përfundojnë me sukses ekspeditën ‘Everest 2019’, bëjnë ngjitjen historike në majën më të lartë në botë

Mrika dhe Arianit Nikçi përfundojnë me sukses ekspeditën ‘Everest 2019’, bëjnë ngjitjen historike në majën më të lartë në botë
(Foto: Facebook/Climbing The Seven Summits/SHBA Gjeravica Peje 1928)

Dy alpinistët shqiptarë nga Kosova, Mrikë dhe Arianit Nikçi, e kanë përfunduar në mënyrë të jashtëzakonshme dhe me shumë sukses ekspeditën ‘Everest 2019’ duke u ngjitur në majën më të lartë në botë.

“Mrikë Nikçi, si 17 vjeçare, njëherit alpinistja më e re nga të gjithë pjesëmarrësit botërorë në Ekspeditën ‘Everest 2019’ dhe si shqiptarja më e re, së bashku me babanë Arianit Nikçi, sot me datën 27 maj në ora 6:10 (ora lokale e Nepalit) të mëngjesit realizuan me sukses ngjitjen në majën më të lartë në botë Mt. Everest 8848 led”, thuhet në njoftimin e shoqatës ‘SHBA Gjeravica’ në Facebook.


Nga ana tjetër, në njoftimin e faqes ‘Climbing The Seven Summits‘ thuhej se Niti, Mrika, Prakash dhe Lhakpa, kishin arritur në majën më të lartë në botë.

Të gjitha lajmet nga Mrika Nikqi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Mrika Nikqi

Ata kanë njoftuar se moti ishte i mrekullueshëm dhe se e kanë pushtuar Everestin, ndërkohë që të tjerët po vazhdonin ngjitjen pas tyre.

Për më shumë, Mrika është bërë femra më e re në botë që është përfshirë në sfidën e njohur si ‘Seven Summits’ që iu referohet ngjitjes në shtatë majat më të larta në botë.

Kujtojmë që në vitin e kaluar, Arianiti dhe Mrika ishin ngujuar në Antarktik. Pas pushtimit me sukses të majës më të lartë të kontinentit të akullt, Mount Vinson 4892 lmb, kishin arritur në kampin kryesor. Edhe pse në kampin bazë do të duhej të qëndronin një apo dy ditë, moti nuk ishte në favor të tyre që të merrnin dritën e gjelbër për të fluturuar drejt Union Glacierit, ashtu që kishin qëndruar për disa ditë të bllokuar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori