LAJMI I FUNDIT:

Ngadalësohet inflacioni në Shqipëri, por çmimet e ushqimeve mbeten të larta

Ngadalësohet inflacioni në Shqipëri, por çmimet e ushqimeve mbeten të larta

Rritja e çmimeve në Shqipëri është ngadalësuar në janar për të tretin muaj radhazi, megjithatë çmimet e ushqimeve vijojnë të mbeten të larta.

Sipas të dhënave të institutin kombëtar të statistikave INSTAT, inflacioni, që mat ndryshimin e çmimit të mallrave të konsumit, zbriti në 7.2 për qind në janar, nga 7.4 për qind që ishte në dhjetor dhe 8.3 për qind që arriti në tetor, kur u shënua dhe niveli më i lartë që nga viti 1998.

Pozitivisht ka ndikuar dhe ulja e inflacionit në Eurozonë, duke bërë që të kemi më pak inflacion të importuar.


Sipas njoftimit të INSTAT, një vit më parë inflacioni ishte 3.7 për qind. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Janar 2023, krahasuar me Dhjetor 2022 është 1.1 për qind.

Presionet inflacioniste po vijnë në ulje për shkak të bazës më të lartë krahasimore të vitit të mëparshëm, kur filloi dhe shtrenjtimi i çmimeve, megjithatë shumë produkte mbeten të shtrenjta, sidomos ato ushqimore.

Sipas INSTAT, rritja vjetore e çmimeve në muajin Janar është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +4,67 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,56 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,52 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” me +0,39 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,26 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,25 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,20 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,15 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,07 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,05 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Komunikimi” dhe “Argëtim dhe kulturë” +0,04 pikë përqindje secili. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori