LAJMI I FUNDIT:

Ngadalësimi intesifikohet në ekonomitë e G7

Ngadalësimi intesifikohet në ekonomitë e G7

Treguesit e avancuar të organizatës së bashkëpunimit dhe zhvillimit (OBZH) për muajin qershor tregojnë një intesifikim të ngadalësimit të ciklit të rritjes së prespektivave në zonën e (OBZH).

Të dhënat për qershorin vazhdojnë të tregojnë një dobësim të rritjes për shtatë ekonomitë e mëdha të OBZH.
Jashtë kësaj zone këto të dhëna tregojnë një zgjerim të prespektivave ,si në Kinë dhe Brazil por një lakim për Indinë dhe Federatën Ruse.

Treguesi i përbërë i avancuar i OBZH është zvogëluar me 0.6% në qershor në 96.8që do të thotë 5 pikë nën nivelin e qershorit të 2007.

Këta tregues të përbërë të avancuar janë për të sinjalizuar avancin e pikëve të rikthimit (pikun dhe thellësitë e)midis fazave të zgjermit dhe të ndadalësimit të aktivitetit ekonomik.


Për SHBA, ky tregues u zvogëlua me 0.2 pikë në qershor do të thotë 97.7 që është 5.4 pikë më ulët se niveli i një viti më parë .

Për zonën euro është zvogëluar 0.8 pikë në 95.0 dhe qëndron 5.2 pikë më poshtë se para një viti.

Për francën është ulur me 0.9 në 94.7 do të thotë 5.1 pikë më poshtë për një vit