Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës (OEAK) ka organizuar tryezën “Roli i Komunave në Zhvillimin Ekonomik”. Arian Zeka, kryetar i OEAK, vlerëson së autoritetet lokale kanë një rol të rëndësishëm në përpjekjet për zhvillim ekonomik në vend.
Sipas tij, komunat mund të krijojnë dhe zbatojnë rregullore të ndryshme që ndikojnë në veprimtarinë e bizneseve dhe mund të ndërmarrin iniciativa dhe projekte të ndryshme që ndikojnë në masë të madhe në mjedisin e të bërit biznes.“Ne rrallë herë si Odë flasim për rëndësinë që kanë komunat në zhvillimin ekonomik. Do të ishte mirë që në mënyrë sistematike për rëndësinë që kanë komunat në zhvillimin rajonal lokal, por edhe atë nacional. Ne sot nuk jemi këtu si odë që të flasim për rëndësinë e komunave ne kemi ftuar ekspert që do të na flasin për këtë”, tha Zeka.
Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, tha se Ligji për Vetëqeverisje lokale dhe kompetencat që komunat ushtrojnë në bazë të këtij ligji janë shumë të avancuara.“Komuna me këtë ligj duhet të krijoj ambient të mirë për zhvillimin e biznesit duke hartuar plane urbane dhe rurale të zhvillimit. Është vërtetuar në shumë studime se komunat janë shumë të hapura sa i përket hartimit të rregullative komuna bashkëpunon me komuna”, tha ai, raporton Ekonomia Online.
Ibrahimi ka njoftuar se qytetarë do të fillojnë të paguajnë edhe tatimin në toka bujqësore. Ai tha se do të jetë një tatim shumë simbolik në mënyrë që të stimulohen fermerët të punojnë tokën bujqësore.“Ligji i ri për Tatimin në Pronë është miratuar në Qeveri dhe pritet të shkoj në Kuvend”.
Kjo taksë sipas tij, do të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm. Ndërsa, Besnik Tahiri, ekspert i qeverisjes lokale, tha se komuna si entitet është shtyllë e zhvillimit ekonomik lokal. Por sipas tij, asetet dhe kompetencat që kanë komunat për të shtyrë zhvillimin ekonomik janë të mangëta.“Ne kemi sistem të decentralizuar ku në sistem është shumë i fokusuar tek komunat. Realisht asetet që ka komuna për të shtyrë zhvillimin ekonomik janë të mangëta për shkak e p.sh pronat menaxhohen nga AKP-ja. Ajo çka ka në dorë komuna është p.sh në ruajtja e pyjeve partneriteti publiko-privat nuk është në dorë të komunës edhe pse iniciativa bëhet nga komuna por duhet miratim i ministrisë burokracia që është në qendër e pengon këtë duke bërë rolin e komunës të mangët”.
Tahiri thotë se i gjithë sistemi vetëqeverisës lokal duhet që të rishikohet, raporton EO.“Tek të hyrat që gjenerohen prej të hyrave vetanake janë vetëm 7 komuna që pak a shumë e kanë një bazë kapitale që mund të kthehen në investime.
I gjithë sistemi i vetëqeverisjes lokale mendoj që duhet të rishikohet. Një element i rëndësishëm është bashkëpunimi ndër-komunal që komunat në bashkëpunim të mund të ngrisin çështje që lidhen me zhvillimin ekonomik dhe kjo do të rriste edhe vëmendjen e qendrës”, tha Tahiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si do të ndikojnë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikën në çmimet e karburantit në SHBA?

Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi