Nga skena politike amerikane: Le të fillojë beteja
Ish- Governatori i shtetit Masaçusets, Zoti Mit Romni fitoi me një numër të vogël votash ndaj kundërshtarëve të tij të partisë republikane në zgjedhjet e para paraprake në shtetin Aiova, të martën që kaloi. Kandidatëve të partisë republikane, pas disa muaj debatesh në televizion, më në fund u erdhi rasti që të përballen drejtpërdrejtë me votuesit e parë të partisë së tyre në Aiova. Për ata që nuk janë të njohur me sistemin amerikan të emërimit të presidentit, këto zgjedhje paraprake që filluan të martën në shtetin Aiova, dhe do të mbahen në çdo shtet të Amerikës deri në fund të qershorit, zhvillohen për të zgjedhur kandidatin për president të partisë republikane nga një numër kandidatësh, i cili do të përballet me presidentin Obama të partisë demokrate (i cili nuk ka ndonjë kundërshtar nga radhët e partisë së tij), në zgjedhjet e përgjithshme për president të Shteteve të Bashkuara, në nëntor të këtij viti.
Votuesit republikanë, anë mbanë vendit, gjatë disa muajve të ardhshëm, do të votojnë për të zgjedhur kandidatin më të mirë, që sipas tyre, do të jetë i zoti të mund Presidentin Obama në zgjedhjet e përgjithshme në Nëntor. Zoti Obama nuk kishte ndonjë kundërshtar nga radhët e partisë së tij në Aiova, por përballet me një gjendje të vështirë ekonomike dhe fushata e përgjithshme në vjeshtë kundër kandidatit republikan nuk do të jetë e lehtë për të dhe partinë e tij, pasi zgjedhësit amerikanë tentojnë të kërkojnë përgjegjësi për gjendjen e krijuar ekonomike nën kujdesin e tij.
Mirëpo, votuesit republikanë në Aiova nuk ishin krejtësisht të përcaktuar se cili mund të ishte ky kandidat për ta venë kundër Zotit Obama, pasi tre prej kandidatëve kryesorë, ish-governatori Mit Romni, ish-Senatori Rick Santorum dhe kongresisti Ron Paul, morën një numër të përafërt votash. Ndonëse është herët të parashikohet përfundimi i fushatës dhe se cili ndër kandidatët e tanishëm do të jetë kandidati i republikanëve kundër demokratit Obama, Zoti Romni fitoi në Aiova, me pak vota më shumë, (“fitorja është fitore”). Ai, sipas ekspertëve është kandidati që ka përvojën politike dhe aftësitë debatuese si dhe një organizatë të fortë anë e mbanë vendit, gjë që është absolutisht nevojshme për të fituar kundër rivalëve të tij republikanë tani dhe më vonë kundër presidentit Obam.
Aiova ishte vetëm fillimi i betejave të ardhshme politike që do të përfundojnë më në fund në luftën e madhe të zgjedhjeve të Nëntorit për president të Amerikës. Nga rezultatet e përafërta të zgjedhjeve paraprake në Aiova, mund të konstatohet se ka mundësi që ky proces të jetë i gjatë. Kundërshtarët republikanë, tani për tani, janë të fokusuar të përcaktojnë ndryshimet në qëndrimet e tyre politike midis njëri tjetrit, por natyrisht mesazhi i tyre i përbashkët është kundër politikave të administratës së Presidentit Obama. Republikanët besojnë se në qoftë se fushata e tyre, vjeshtën që vjen, kundër administratës së Zotit Obama përqendrohet në fusha siç janë punësimi, pasiguria ekonomike, menaxhimi i keq financiar dhe deficiti buxhetor, ata do të fitojnë.
Por cili është kandidati i tyre që do të artikulojë këto qëndrime më së miri dhe të bindë zgjedhësit amerikanë se ata janë partia që meriton postin e Shtëpisë së Bardhë për katër vjetët e ardhshme dhe të nxjerrin vendin nga kjo amulli ekonomike tepër e stërzgjatur. Megjithëse është ende herët, dhe rezultatet në Aiova ndoshta nuk pasqyrojnë se cili më në fund do të jetë kandidati republikan për president, sipas gazetës amerikane, USA Today, shumë ekspertë në radhët e Partisë Republikane mendojnë se pas 18 debateve dhe fushatës së deri tanishme paraprake prej pothuaj një viti, Aiova, në të vërtetë mund të ketë shënuar mbarimin dhe jo fillimin e fushatës për zgjedhjen e kandidatit të Partisë Republikane për president. Gazeta thotë se sipas këtyre ekspertëve të brendshëm të partisë, ky kandidat është Mit Romni.
Shtetet e Bashkuara përballen me sfida jashtëzakonisht të mëdha ekonomike e politike – në radhë të parë brenda vendit – por edhe në arenën ndërkombëtare, si rrallë herë në historinë e këtij vendi, që prej krizës ekonomike në fillim të shekullit të kaluar dhe Luftës së Dytë Botërore. Vendi ka një nevojë të madhe që këto sfida të përcaktohen dhe të debatohen me seriozitetin dhe pjesëmarrjen më të madhe të publikut. Fushata e këtij viti përbën forumin më të mirë për të zgjedhur personin më të zotin dhe më të kualifikuarin për tu përballur me këto sfida dhe për të zgjidhur problemet me të cilat përballet Amerika dhe bota.
Le të fillojë beteja për fitimin e ‘luftës’ në nëntor.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin