Nga rebalanci i buxhetit, mund të pësojnë projektet infrastrukturore në Maqedoni
Derisa ministri Financave shpreson se deri në fund të këtij viti do të ketë rritje ekonomike, të dhënat e fundit për buxhetin vitit 2019, megjithatë, tregojnë se kemi realizim jo të kënaqshëm të të hyrave tatimore për tre muajt e parë, sidomos në fushën e investimeve kapitale. Pikërisht për shkak dështimit të investimeve kapitale, kryeministri Zoran Zaev kërkon nga ministri i Financave Dragan Tevdovskia të përgatit propozim rishikim e buxhetit dhe të njëjtin t’ia dërgojë Qeverisë për shqyrtim dhe miratim.
Ndërkohë njeriu i parë i Financave Tevdovski ende është duke i bërë analiza rishikimit të buxhetit dhe sipas tij arka shtetërore po mbushet mirë. Ndryshe në tre muajt e parë të këtij viti, Qeveria ka investuar vetëm 26 milion euro, nga 422 milion euro të parapara për këtë vit në ndërtimin e rrugëve, gazsjellësit dhe linjave hekurudhore.
Eksperti ekonomik Pavle Gacov vlerëson se është e pamundur që deri në fund të këtij viti të kemi të hyra të parapara në buxhet dhe realizimin e plotë të investimeve kapitale. Sipas tij nuk mbajnë argumentet e ministrit të Financave se dështim në investimet kapitale kemi për shkak të pagesave të faturave të vitit të kaluar.
“Si duket edhe këtë vit mund të na përsëritet pasqyra e njëjtë si vitin e kaluar, e ajo është projektet infrastrukturore sërish të shkurtohen me rishikim e ri të buxhetit për këtë vit”, thotë Gacov. Për të mos ndodhur kjo thotë Gacov parat që do të mbeten pa realizuar nga investimet kapitale të përdorën për projekte të cilat nuk ishin planifikuar në Buxhetin për 2019 e që janë shumë më se të nevojshme për qytetarët.
“Sugjerojë që Qeveria të hap projekte të reja , sepse vendi ka nevojë në veçanti në energjetike, transport publik, gazifikim që jemi dëshmitarë se në këtë drejtim nuk po ndodhë asgjë. Projekte për ujësjellës dhe kanalizime sepse një numri i madh i fshatrave ende nuk kanë ujë të pijshëm”, thotë Pavle Gacov, ekspert ekonomik.
Ndërkohë edhe ekspertë tjerë ekonomik propozojnë sa ma shpejtë ketë rishikim të buxhetit por edhe përgjegjësi për ata funksionarë që nuk kanë kontribuar aspak për realizimin e detyrave të tyre.
Besnik Fetahu ish-ministër i Ekonomisë, vlerëson se ata të cilët duhet të realizojnë projektet kapitale gjithmonë gjejnë arsyetime, ndërkohë që qytetarët kanë të drejtë të dinë se pse realizmi i buxhetit po shkon keq sidomos sa i përket investimeve kapitale.
“Është koha që më në fund të vendoset sistem ku do të kërkohet përgjegjësi dhe llogaridhënie për ata funksionarë që nuk kanë mundur të realizojnë projektet për investime kapitale. Po ashtu sa i përket propozim-rishikimit të buxhetit, Ministria e Financave duhet të projektojë buxhet të realt dhe jo euforik gjatë planifikimit të shpenzimeve kapitale”, thotë Besnik Fetahu, ekspert ekonomik./Koha/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
KFOR-i bën patrullime në Istog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë